Ardiana Mitrushi – Ja po troket…

0
161

Me egërsinë e reve fshiva gjurmët të shkoj sa më larg nga ty, krahët e rrufeve i shtriva si tentakula dogja dhe mbyta gojëdhënat përfshirë. Ti udhëtove e qetë edhe pse deti lëkundej si një cunam në shtratin tim të hedhur në humbëtirë.
Sa desha të të ndiqja atëherë, në pamundësi sytë e qumështuar qanin të pangopura, ndjenë largësinë. Sot po m’a dëgjon krismën, t’a ndjej mërrinë, ti vrapon të shmangësh vërtetësinë.
Tërë botën e lëndova, e çmenda njerëzinë, desha të gjej nanën, që sot e heshur, e strukur kërkon të rrijë. Nuk e di ku e gjej forcën të mposht vetminë, të fitoj dashurinë e humbur që më la pas si fëmijë.
Vendosa të mos kthehem pas edhe nëse do të shkoj një ditë. Amanet të gjithëve u lashë nanën time, e di ajo do të vijë një ditë.
Mos m’ ia trazoni zemrën, ajo patologjikisht beson gënjeshtrat që i ekojnë vetvetes mes shkëmbinjsh pa gur’. Akoma vrapon dhe e ndjen që ke fuqi, loja vjen e mbyll veten, sot nuk jemi fëmijë si dikur.
Të lanë me lëvdata e lavdi, të mbuluan me tituj që ti i mban në kurriz të jetës së rënduar, por me paqe viktimave ‘u ngre pusi… Makbethin e kërkon në dramën e fundit, në gramat e tij ti luan me mua, që nesër të kërkosh priftin me kusi.
Hygojanët të paguash të m’ vrasësh mua o’ njeri…?! Me botën të luash të bërtasësh në buzë të varrit; “Të dua, të dua o populli im por, kush je ti?!…”.
Më kot mundohesh të lash duart nga gjaku i gjakut tim, është absurde të m’ cënosh, pasi në dejet e tua është edhe gjaku im.
Sa dua të të lë të qetë dhe, nuk di se si, por amaneti nuk është një kopsë e humbur, që askush nuk don t’ia dijë…
Në shpirt e ndjej forcën nanë, unë jam nanë, por e dikujt jam bijë…
Sot në qetësinë e yjeve do të lutem përsëri, e ndjej larg zërin tënd akoma don t’ më tundojë… O Zot më ndihmo, m’i largo zemërimet, por e drejta ime do t’ vijë, unë nuk tutem, por nuk do t’ vonojë…
Ardiana Mitrushi 25/01/2021…

Burimi/Facebook