Ardiana Mitrushi – Jemi Shqipetare

0
372

Tek shkruaja e komentoja une poezite
Te tjere krijonin e luanin me dashurite
Nga koha e detyruar nen shkruaja fajesite
Atje tej ne sallat teatrale luheshin komedite

Shekspiri kllounin aktor bukur perfytyronte,
borgjezia e deshiruar degjonte, inspironte.
Ironizuar, dhe me finese kllouni n’aktrim,
Injorancen aristokrate lajkatonte deri n’ agim..

Te kuptonin jo, nuk kish aspak randesi,
mjaftonte te qeshnin vetveten me eufori..
Tek shpotia ngulte gezueshem kamen e vet,
C’ randesi kish, kur budallai vertete behej mbret.

Tash dita dites edhe ne aktrojme,
aktrojme politiken, parate qe s’mjaftojne.
Aktrojme te ardhmen tone te mjere,
te vetvetes armiq, me xhepat bosh, koken prere.

Te vajtojme hajvanet qe vume ne pushtet,
te qajme te rinjte qe s’kane asnje lek.
Te dale dikush ma i mire, therret nje I marre.
Te gjithe jemi dikushi, karrigen duam , kush ma pare.

Presim te gjithe nese do te kete ndryshim.
Te njejtet politikane mbajne mbi supe paturpesine.
Qajne nene zezat, vajtojne me renkim,
kur do te vije dita te na e riktheni krenarine.

Per faqe te zeze pleqeri e shkrete,
e nje cope buke askush s’ja qet.
Jua ngriten pensionet e veç 100 lek,
me barkun thare, e mbetur pa nder.

Po jane prinderit tane, te tane mor t’ shkrete.
Jane ajo gjenerate, qe ne na solli ne jete.
Sakatuar, plackitur, dhe per faqe te zeze,
A ka ma marre, me i lane te hedhun si lecke.

Te pispillosur me placke e pa nder,
çirren e bucasin per Shqiperine e mjere
Perzjere langojte me popullin e gjore,
dalin protestojne, nuk dine ke te besojne.

Mblidhuni te shpetojme Shqiperine e gjore.
Shqipetar ne jemi nga Vermoshi ne Konispol
Edhe ne fund te dheut, kudo ku kena e me ken
Jemi Shqiptare do t’ berrtasim , e Shqiperia na dhemb.
Ardiana 06/26/2019