Ardiana Mitrushi – Të dua e di

0
13

Erdha, o jetë, të falemnderoj, por paditur, se ku…
Rritesha, rishtazi, vetmuar, mahnitesha, deri ku…

Trazohesha, nënqeshja, momentin, por përse…
Ëndërrat, zmadhoheshin, paditur shkakun nga se…

Ndjenja, përgatiste,
formulonte trupin, por, për kë…
Dashuria, zemrën rrokulliste, më padiste, për dikê…

Verbuar ju dorzova ndjenjës, përkëdhelem me ty…
Të ndjej dashuria ime,
edhe nëse gënjehem si ty…

Marrshoja, era më zbulonte,
me pafajësi, nuk e di…
Me duar mbërtheja trupin, strukesha krejt pa u ndi…

Kënga brenda më jehonte,
stuhi fjalësh, unë se di…
Unë qaj qesh e fundit, prometeun fsheh, të dua e di…
Ardiana 11/07/2019