Ardiana Mitrushi

0
145

Llogjika dhe shpirti im

Shpirti… vrullshëm vjen,
dhe del nga fund i tokës…
Shpirti i lënduar, i shqetësuar
që nga dita që ka lerë…
Me barrikada argëtuar,
sarkazmën si ndjesi të botës…
Po thirrjeve të shpirtit tim,
vallë kush i dha vlerë…
E kërkova shpirtin, si qenie,
një dilemë derë m’derë…
Desha të protestonte,
njerëzisht si unë shpirtin tim…
Në zheg torturohesha,
si borë e dimrit në pranverë…
Vetëdija e llogjikës time,
prapë beson në manipulim…
Stinët e sillnin njëra tjetrën,
por shkonin me nxitim…
Shpirti shpirtin, kërkonte
t’a prekte, të ndjente qetësi…
Ju luta të analogonte,
të llogjikonte në vendimin tim…
Unë akumuloj, shpërthej,
dhe shprehem me vërtetësi…
Nëse shpirti nuk ekziston,
unë do t’ besoj në gjithësi…
Ekzistenca universale,
humanizon lidhjet shpirtërore…
Unë ec, rrotullohem
si një materie, si pikë në galaksi…
Llogjika dhe shpirti im janë,
një analogji me vlera jetësore…

Ardiana Mitrushi 04/11/2020…