Arian Starova – Gjithsesi pergjithesisht, gjendja eshte vertet shqetesuese ne Opoziten politike.

0
69

Po i shtoj dicka ne krye ketij postimi te pak oreve me pare, vetem sepse jam duke ndjekur emisionin Opinion pikerisht tani dhe dua te ve ne dukje dicka shume te trishtueshme per intelektualet tane qe jane duke folur:
Te gjithe diskutimet qe po behen ne kete emision e marrin si te padiskutueshem vendimin amerikan per Presidentin Berisha. E perse ? A nuk u dashkan fakte qe te bindet publiku? Persa kohe nuk ka fakte, atehere edhe e ashtuquajtura “trysni amerikane” mbi Bashen eshte vetem nje alibi, ose thjesht justifikim nga vete Basha dhe mbeshtetesit e tij per vendimin e tij per Z. Berisha.
Gjithsesi pergjithesisht, gjendja eshte vertet shqetesuese ne Opoziten politike.
Treguesit e shqetesimeve jane: frika e mbeshtetesve te Opozites se PD po percahet, pakenaqesia me Z. Berisha per shkakun se nuk e kane degjuar te shprehet hapur me pare per gabimet dhe doreheqjen e Kryetarit Basha (duke nenkuptuar se kete po e ben tani qe iu preken interesat e tij), paqartesia per shkak te mosdijes se c’do te ndodhe me tej, pafuqia opozitare ndaj nje rregjimi te superkorruptuar, tronditja e dhimbeshme nga ambasadorja amerikane qe mbyll syte perpara korrupsionit dhe arbitraritetit te qeverise “rilindase” te “kurorezuar” se fundi me vjedhjen e zgjedhjeve. Per te mos permendur te tjera gjera.
Sipas meje, duhet te jemi te qarte dhe jodyshues te pakten per keto gjera:
1- Basha e ka tejkaluar masen e gabimeve dhe duhet te dorehiqet sa me pare.
2- Berisha ka folur edhe me pare per doreheqjen e kryetarit humbes te zgjedhjeve, por meqe fjala e tij ka shume peshe dhe autoritet, ai eshte permbajtur disi prej te qenit me shume aktiv sesa duhet.
3- Amerikanet e kesaj administrate jane gabuar me Berishen dhe kembengulin me kot, nese nuk tregojne publikisht fakte ne lidhje me ate per c’ka e vleresojne moralisht negativisht Berishen.
4- Edhe ambasadorja Yuri Kim, nese do te ishte me realiste, do te duhej te sherbente si zbutese e marredhenieve ndermjet Departamentit te shtetit dhe Opozites shqiptare. E habiteshme se perse eshte e rrjeshtuar verberisht me qeverine e superkorruptuar te “rilindjes”. Nese vazhdon keshtu, ajo duhet qortuar se po demton marredheniet shqiptaro-amerikane dhe besimin mbarepopullor shqiptar te ShBA.
5- Ne Shqiperi sundon ish klani i vjeter i diktatures komuniste me farefis, krushqi, miqesira dhe sherbetore te paguar. Sundon nje komunizem joideologjik.
Ata kane vetem nje synim: Te perjetesojne sundimin e tyre duke mos lejuar askend tjeter t’u bashkohet, pervecse nese pranon t’u nenshtrohet atyre.
6- O sot, o kurre, duhet mbeshtetur nje opozite pa Bashen, e drejta dhe ajo cka eshte e moraleshme, pa u trembur nga asnje lloj autoriteti i rreme dhe i padrejte.

Burimi/Facebook