Arian Starova – Shume zhurme po behet keto dite per nismen treshe (Maq. e Veriut, Serbi, Shqiperi) “Open Ballkans”.

0
62

Verejtjen e pare po e bej duke e mbeshtetur publikisht idene e Kryetarit te LDK-se, Z. Abdixhiku: Nuk mund te behet fjale per “Open Ballkans” kur Kosova eshte ne beteje serioze per njohjen e ndersjellte me Serbine.
Sepse edhe pyetja e pare qe do te shtrohej menjehere do te ishte:
A po futet Kosova ne kete nisme si pjese e Serbise (sepse Rez. e Kesh. te Sigurise te OKB-se 1244 qe e cileson Kosoven si pjese te Serbise eshte ende ne fuqi) apo si shtet i pamvarur ?
Prandaj edhe ajo qe thote “Kryerilindasi” Rama, se gjoja nuk ka rendesi ftesa per Kosoven, ne te vertete e fsheh me djallezi kete fakt.
Se dyti, nese per keto kater lloje te levizjeve te lira (njerez, mallra, sherbime, kapitale) mund te behen marreveshje ne rrafsh dypalesh, perse duhen “tamtamet” e nismes “Open Balkans” ?
Per t’i bere “gjojakonkurrence” BE-se qe nuk po hap me te drejte bisedimet zyrtare me Shqiperine, apo per te terhequr vemendjen nga njolla e pashlyeshme e turpit te vjedhjes zgjedhore qe Raporti Perfundimtar i OSBE/ODIHR-it vendosi mbi qeverisjen e “Kryerilindasit” ?
Per gjerat qe duken qarte nuk ka nevoje per komente te tjere.
Prandaj edhe Z. Kurti kete here ka shume te drejte.

BurimiFacebook