Armiku I padiftum

0
122

Armiku…?!
I kohëve moderne, që vjen pa i ra derës,
që ziles i bjen kur lakun t’a ka van’ n’ fyt,
kur përpëlitjen e shndëron në kërcim “luftrash”,
në shtrat orgazmon mes torurash pa pas katil,
kur tan’ natën epshon dhimbjet, fshihet frigohet…

Armiku…?!
Zë na ulëret me zanin e bushtrës politikë,
qan me helmin shtazarak të padrejtësisë,
stimulon mediat, që nxijn’ me vellon e zisë,
paturpësisht numërojn’, statistika famëkëqia,
veton, homazhon, përcjell n’ kamion ushtriet…

Armiku…?!
I mbështjellun, me dorashka,
me sy të mbulueme mikroskopike,
i mbushun me nji thes t’ pafund rrenash,
sot agonon ditët me hijen e mortit t’vet,
pret, i shmanget jetës, miliona me fitue…

Armiku…?!
Mësova të t’ protestoj, refuzoj, të t’ luftoj,
ti je një tabu e kohës, kemi jetë me luftu,
mos na humb kohën, pesho ditët pa netët,
mbushu me humorin, dhe atë të pa filtruem,
sa i padiftum je, por tash çdo gja u pastrue…
Ardiana Mitrushi 03/23/2020…