Astrit Fani – ” Servili” dhe Shkodra epidemike!

0
133

Pas punës po thuajse çdo ditë kryente detyrimet familjare. Zdralja është “supermarketi” më i mirë e më i lirë. Aty ngarkohej si shumë të tjerë, në njërën dorë zarzavatet, në tjetrën frutat.
Është vertetë një zotni, kështu e quajnë të gjithë, e sidomos gratë e qytetit, e kjo nuk është pak.
Këtij qyteti nuk i besohet shumë, ka shumë të mira, por atë zakonin shekullor që të flasesh pasi kthen krahët, nuk e hoqi, që nuk e hoqi, por përkundrazi e ka shtuar.
Zotnia sot ishte me drejtoreshën e tij, po blinin të dy sipas deshirës.
Pasi përfunduan, drejtoresha i mori një nga çantat e plasmasit per ta ndihmuar, zotnia vuan nga kolona.
Sa bukur, drejtuesi dhe punjonjesi pas punë janë shokë, kështu i kujtoj pothuajse prej 30 e ca vitesh.
Pas fare pak hapash, degjoj dy gra qe flisnin me njëra tjetren, ajo me e dobta që kishe një za burri tha: “Ia bleu ai frutat, ajo i mori pa pikë fëtyre, prandaj nuk ec ky vend.”
Ndërsa aty dy ecnin duke diskutuar, pas pak, një burrë i gjatë që qëndronte me duar në xhepa, e me sa e mbaj mend une atë e kujtoj po të tillë, parazit dhe fjalë shumë.
“Zotni, sot paske diten e servilizmit, prandaj nuk bahet ky vend.
Zotnia u zverdh, mesa duket filloi të besojë të pavertetën. “Unë jam servil! A thu?” thoshte fëtyra e tij e tjetërsuar.
Shkodra epidemike e shëdrroj sot një zotni në një servil.
Në kryqëzimin e parë ato u ndanë. Zotnia mori qesen e vet, u puthen me njëri tjetrin a thua se nuk do të shihen për shumë kohë.
“Në orën 5” – tha drejtoresha
” Mua me ke aty që në 4 e gjysem” – iu përgjigj zotnia.
Unë u ula tek lokali aty afër.

Burimi/Facebook