Astrit Fani – Zhak, Kolombo, Puc…., dhe Pëllumb.

0
9

Ka rreth 36 vite që është ditë natë në teatër, e ke kudo. Mjafton ta thërrasesh brenda teritorit të teatrit, kudo qoftë e ke menjeherë aty. Veçantia e tij është unike. Kështu e njeh e gjithë qyteti. Ai rend, e rend. Siç duket lëvizjet e tij të shpejta janë në sinkron me artikulimin. Pra janë të pakuptueshme, por shumë frytdhënëse.
Portret tipik, fotozhenik, roje, teknik skene, mjeshtër ndriçimi, kritik arti, “kopetent” në teorinë e punës në grup dhe marëdhëniet aktor-aktor. Është gjithçka. Njeh çdo cep të teatrit, e mbi të gjitha është “aktor i madh i roleve të vogla”. Role i quan edhe nese ka nxjerrë koken njeherë në shfaqje. Numrin e “roleve” të tija veç ai e din. Statistikat e mbajtura nga ai vetë kurrë nuk i dalin me një numër të saktë. Eshtë ndër të paktët njërëz në qytet që ka shumë epitete, Zhak, Kolombo, Puc….
Të gjithëve i përgjigjet sikur ta thërrasësh me emrin e vertetë Pëllumb. Sinqeriteti i tij është absulut. Kjo vertetohet me theniet:
“Unë jam servil!”
“Nuk vdes kush nga servilizmi!”
Servilizëm quan sherbimet e vogla që i bën gjithkujt. I domosdoshëm për gjëra të vogla. I pëlqen detajet, ndaj krenohet që bën diferencën.
Vertetë që bën difetencen, jo njëherë, por me dhjetra. Sendet e harruara nga spektatori pas shfaqjes do të jenë të ruajtura në kasaforten “Pëllumb”. Ai i ka dorëzuar spektatorit, kolegëve aktorëve dhe regjisorëve të pa prekura jo vetem sendet me vlerë e pavlerë, por edhe shuma të mëdha lekësh.
Shpirt i pastër…asnjëherë nuk e tregove moshën që ke. E kjo falë besnikrisë tënde, virtyt që ta kemi zili.
Ma gëzofsh 60 vjetorin dhe lumturofsh sa më gjatë, Zhak, Kolombo, Puci……, Pëllumb!

Burimi/Facebook