Aurela Gace – Sot, një mëngjes shumë i trishtë.

0
66

Lexova lajmin e parë për Hueyda El Saied e mbas pak minutash për ikjen nga jeta të 45 njerëzve të tjerë, mes tyre edhe shume fëmije.
Hueidën e njohën të gjithë nëpërmjet ekranit,por shumë nga ne edhe personalisht , edhe e deshëm te gjithë pasi ajo shpëndante kaq shume pozitivitet, kaq energji të bukur, duke na kujtuar se mes nesh jetojnë edhe njerëz paqësorë e të bukur ne shpirt.
Dhimbja e madhe është edhe për ata që ne ,personalisht nuk i njohëm ,por 45 njerëz që sot ,papritur pushuan sē jetuari, kishin secili historitë e tyre,me familjet që lanë pas, me dhimbjen që shkaktuan tek secila familje që i humbi.
Qysh kur i lexova këto lajme, vetëm mendoj sesa e shkurtër është jeta, sesa me fat jemi që na jepet akoma mundësia të jemi pranë familjeve tona pranë miqve.
Si mbas çdo lajmi të tillë, ne e duam edhe më fort jetën, e sigurisht jeta vazhdon, ne harrojmë, na rrëmbejnë edhee gjëra pa vlerë ,i përjetojmë ato sikur të ishin fundi i botês.
Këto trishtime, uroj të na shkundin ne të gjallëve që ti marrim jetës çdo sekondë,vetëm më të mirat .
U prehshi në paqe engjëj.
Me dhimbje të madhe ,ngushëlloj familjet e secilit nga ju që sot, i thatë lamtumirê të dashurve tuaj🙏.
Qofshi të parajsës 😥🙏

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook