BAJRAKTARI I SELCES KELMEND – SELCA BAJRAKU I PAR I KELMNDIT

0
5

Bajraktarët e Selcës kan qënë nga mëhalla e Pllumbajve e cila rrjedh nga Pllumb Nika mendohet se lindi ne 1530, ky pati 4 (katër) djem Prekën, Nikolle, Markun dhe Ivanin.
Prej Prekës rrjedh shpija e Prenkaj,
Bajraktari rrjedh nga djali I dytë Nikolla (Nika) i cili pati nji djalë Gjonin.
Njeri nga bajraktarët të cilët njihet ma sshumti është Ujk Gila me 1878 ku është pjesmarrës në lidhjen e Prizrenit
Pas Ujk Gilës bajraktari i Selcës është Gjekë Ujka i biri edhe ky ndoqi rrugën e të atit, në luftra që në moshë të re. Në vijimsi Gjeto Gjeka pati dy djem Prelën dhe Nikën.
I fundit të shpis së bajraktarit qe Prekë Gjoka pasi ky pati nji djal i cili i vdiq i ri ku me pas Preka vdiq në malin e Kolajve, dhe linja e bajrakut kaloi ne linjen tjetër të afërt i cili ishte Mark Toma.
Bajraktari Mark Toma ka lindur në Selcë të Kelmendit 1891, krahin si kjo e jona e njohur për burra patriot, trima te pushkës e të besës, për mbrojtjen e trojeve etnike Shqiptare nga synimet grabitqare të pushtuesve serbo-malazez e osmane! Ky djalosh i ri me prirje pozitive si atdhetar, i zgjuar, trim e besnik me traditë sikurse është dhe rrjedhshmëria e mahallës së tij apo siç quhet në gjithësi Nik Martinaj.
Që në moshën 20 vjeçare Mark Toma vihet në krye të trimave dhe burrave të shquar të treves tonë të Kelmendit. Për kontributin e tij të madh mbreti i Shqiperise Ahmet Zogu i I, edhe duke parë aftësitë e tija e gradoi qysh të ri me titullin Kapiten i Klasit të Parë.
Mark Toma i frymëzuar nga idetë e atdhetarizmit të frymëzuar edhe nga rrjedhja historike e kësaj shpije u tregua si nji trim i pamposhtur, duke luftuar gjithmon me heroizëm duke përmëndur ktu edhe kundërsulmin në Sukë të Mkushit u bë nji luftë e përgjakshme me datë 25 Prill 1911.ndaj Et’hem Pashës i msyr nga Plava e Gucia.
Ushtria Turke e armatosur shum mirë, duke parë dhe heroizmat e Malësorve vëndas tërhiqet me humbje drejt Shkodrës ku ndodheshin ganizonet turke të komanduara nga Riza Pasha.
Aty mbetën të vrare qindra ushtare osman e u plagosën shum prej tyre, e nji pjesë u zu rob.
Armatimi i tyre ju shpërnda mbar nmalsi.
Nga kokëfortësia e tyre osmant të armatosur me armët moderne të kohës, nën drejtimin e komandantit mizor Emin Pasha nga Gucia me 28 Prill 1911 u përpoq të kthehet në bazat e veta në Qafën e Predelecit, por trimat malsor të Selcës, Vukël e Nikç të prirë nga Bajraktari Mark Kola u zunë pritë dhe i detyruan të ktheheshin nga kishin ardhur. Pushtuesi Osman la të vrarë mbi 150 vetë, këtu qëndresa e malsorve ishte e madhe. Po kështu edhe me datë 5 Qershor 1911 u zhvillu nji luftë tjetër e madhe dhe e përgjakshme në Selcë, ku ushtria osmane me forca të shumta ishte shtrirë përgjatë lumit të Cemit dhe Brojës. Si gjithmon edhe kësaj here trimat malsor të udhëhequr nga bajraktari, dëmtuan rënde ushtrin turke.
Gjithmon gjithmon ishte në ballin e kryengritjeve të njëpasnjëshme në ndihm edhe të qytetit të Shkodres në luftën serbo-malazeze!
Mori pjes në kryengritjen e Kelmendasve në luften kunder Mark Milanit.
Mori pjesë në luftën e Kopikut në vitin 1920 me shembull të lartë heroizmash.
Nji luftë tjetër e përgjakshme ësht ajo e Dobries ku ishte hyrja e Selcës, në njërin krah ishte mali në shpat ku ishin ngritur shpitë, në krahun tjetër ishte Suka e Dobrisë në vitin 1923 ku në krye të malsorve të Kelmendit, tregoi heroizma, në atë beteje ku u plagos edhe trimi Uc Turku, Vojvodi i Selcës.
Me ardhjen e komunizmit ishte në shënjester të partis komuniste, e cila kishte si qëllim kryesor arrestimin e vrasjen me gjygj e pa gjygj te të gjith nacionalistave atdhetar.
Keshtu pas betejës së përgjakshme të Janarit të vitit 1945 ke Ura e Rrjollit, malsorët pësuan disfatë të rëndë ku me pas filloi dhe kalvari i ri ku me qindra malsore u pushkatuan!
Marrë shkak edhe nga lufta e urës së Tamarës ku për nji muaj u be nji rezisten nga ana e Kelmendasve, duke vijuar mëtej edhe me pushkatime me gjygj e pa gjygj Mark Toma pavarsisht se nuk mori pjes në në kët luftë vëlla vrasjeje e duke pareë që e kishte të vështire mbijetesën sepse kërkohej me çdo kush nga rregjimi i egër arrestimi i tij, kalon kufirin ne vitin 1948 e arratiset duke i imponuar te largohen nga toka stergjyshore, dhe familja.
Bajraktari i Kelmendit Mark Toma i Pllumbajve u arratis në Tuz të Jugosllavis, aty gjeti mikpritjen bese e bujari vëllazërore nga vëllezerit Shqiptar. Ai kaloi kufirin me Gjonin duke lënë pas 3 djemt të renë nipin dhe e shoqja mbeten ne Shqiperi.
Tradita dhe atdhetashuria, trimeria, bujaria, besa e urtësia e vjen nga fakti se Mark Toma dhe familja e tij apo e gjith fisi i tij brez mbas brezi ka qën nji der e madhe e Selcës së Kelmendit.
Mori pjes në shum pajtime gjaqesh, mes malsorve të cilët ishin ngujuar në shpit e tyre.
Ai pa vdekjen e te birit 30 vjeçar nga sëmundje e pashërueshme, edhe pse dhimbja që e madhe në shpirt ai dhe familja qëndruan duke kthyer dhimbjen në forcë, nji tradit kjo e trashëguar në gjith Malsin.
Mark Toma si bajraktar (de facto) vdiq ne moshën 78 vjeçare ne Tuz te Malsis se Madhepa e pare lirinë e Shqipëris nga komunizmi.
Për vdekjen Bajrakarit të Kelmendit Mark Toma derdhi lot e gjith Malsia, ku dhe u varros me gjith nderimet me ceremoni madhështore nga malësorët të cilët e përcollën në banesën e fundit në vorret e Shipshanikut në Tuz, ku edhe sot prehen të lumnin e pasosur eshtrat e tija.
Rrugën e mirnjohur të Bajraktarit të Kelmendit Mark Toma Pllumbaje vijoi me nder e bujari, traditë dhe mikpritje sipas zakoneve të traditës malsore Shqiptare edhe i biri tij Nikolle Mark Toma.
vijon..
foto: Mark Toma i mehallës së Pllumbajve-Nik Martinit, Bajraktar Selcës dhe i Kelmendit.

Burimi/Facebook/Kelmendi Në Shekuj