Bari Dervishllari – Faleminderit Baba.

0
24

Në gjurmat e tua shkova baba,
më le një thesar të pa matë .
As flori,as vila të mëdha,
thesarin që quhet edukatë.

Sa mirë,s’ma rrëmben askush,
është njësh me trupin tim .
Boshllëqet e trupit mi mbush,
ndihem krenar pa diskutim.

Më the:ku s’ke lënë,mos merr,
çdo mbrëmje dhe mëngjes.
S’duamë shtëpi me mermer,
po larë me djersë kulluar si ves.

Mos shko me interesat e çastit,
ato nuk të çojnë asgjëkund.
Shko duke kënduar monopatit,
“Pluhurin”nga xhaketa shkund.

Kam zgjatur dorën disa herë,
për pak desh u bëra zuzar.
Këshillat e tua aq me vlerë,
s’ më lanë që të merrja zjarr.

Mos ec me hundën përpjetë,
se rrëzohesh e s’ngrihesh kurrë.
U rrita me parmëndën e qetë,
po më duket se do iki si burrë.

Mundohu të duanë kështu si je,
pa të shikuar çfar ke në thes.
Kur të bjerë thesi bosh përdhe,
askush s’të thotë mirëmëngjes.

Hyr e dil veç në koliben tënde,
tek tjetri shko kur të të thërras.
Kur të vesh hyr e dil me mëndje,
mos i përmbys kupën nga pas

Mua kurrë mos më thirr, o plak!
Po s’ më the baba,thirrëm në emër.
Nesër do ulesh ti në këtë oxhak.
mos i lëndo të tjerët në zemër.

Tani jam i moshuar dhe unë si ti,
çdo këshillë po ta vulos me puthje.
Nuk qënka lehtë të quhesh njeri,
bëhesh me norma jo me kolltuqe.

B.Xh.D.Dushar Korçë.
Marë nga libri Kroi i muzës sime.

Burimi/Facebook