Bari Dervishllari – Filloi ajo…

0
85

Politika e mprehu shpatën,
Si dikur për këtë fushatën.
Të gjithë thesin e kanë hapur
Shejtanë për bishti kanë kapur.

Sikur sot zbritën nga qielli,
Nuk i njeh hëna dhe dielli.
Bëjnë premtime të mëdhaja,
N’xhepin e tyre fle paraja.

Sillen vërdall rrethe e rrotull,
Sikur lindën për këtë popull.
Popullit kur ia marin votën,
Asnjëherë s’ ishohin portën.

Veç mbarsen në katër vjet,
me premtime lumë e det.
Rrofsh e qofsh Shqiplria ime,
Të ngopën me hidhërime.

Po hape gojën të vrasin,
në mes sheshit të përplasin.
Nëtdhjet e shtatën dhe Gërdecin,
Për fitore po na e shesin.

Për një gjë jini të çmuarë,
Vilat i kini shumuarë.
Tërë gjukatat bëtë për vete,
Na dënëjnë për një flet qepe,

Dhe hajduti breth me kalë,
Voto popull ku të dalë..
Dështimet nuk i pranojnë,
Sukseset me lupë zmadhojnë.

Populli varfër mer arratinë,
e shkretuanë Shqipërinë.
Për ty popull derdhin lot,
Të pjellët i kanë nëpër bot.

Vrasësi edhe viktima,
Të dy heronj edhe trima,
Kjo ndodh veç në vëndin tonë,
Çuditen kur e dëgjojnë.

Dhe një gjë ta dini mirë,
Mbase s’ na shkel kush kufinë.
Se armë dhe mbrojtje s’kemi,
Ju i çuatë për dhjamë qeni.

Me ç’të drejtë kërkoni votën?
Këti populli i bëtë gropën.
O Popull zgjohu nga gjumi,
përndryshe ju mori lumi.

Lërini partitë mënjanë,
Se ju e kini bosh sëhanë.
Bëhuni bashkë bjeruni kokës,
Që ti largoheni gropës.

B.Xh.D.Dushar Korçë.