Bari Dervishllari – Fjongo Rozë.Motive Rinore.

0
20

Me fjongon tënde dua të fle,
ëndërrat e liga me atë ti mbyt.
Si Hënën që vallëzon mbi re,
dua të t’ shoh kur të hap syt.

Fantazmat çoj në botën tjetër,
me atë fjongo ëngjëj do ndjell.
Në skuta të lidh botën e vjetër,
fjongua rozë dashuri do sjellë.

Një fjongo të zezë diku do lyp,
me atë do lidh marrëzi e intriga.
Si orteku malit do ti shtyp,
skutat e zeza me ndyrësira.

Me fjongon rozë do los e qesh,
më duket sikur lodrojmë të dy.
Shpresoj që fati të na buzëqesh,
me fjongon rozë të loz me ty.

B.Xh.D.Dushar .Korçë.

Burimi/Facebook/Autori