Bari Dervishllari – Hakmarja e planetit.

0
38


I shkreti planet ç’ po heq,
i “dhuruamë” një tumor.
Urojmë mos jet i keq,
ta shërojmë me pak zor.

Ka të drejtë të hakmerret,
jemi sjellë me të si xhelat.
Tani do shijojmë tmeret,
plot mallkime as një urat.

Tym e flak plastik pa fund,
ka zaptuar gjithë botën.
Planeti durimë po e humb,
shpejto të shpëtojmë kokën.

Në banjo vemë me makinë,
shtëllunga tymi lëmë pas.
Shpejt harruamë varfërinë,
kur hanim buk,krip,e pras.

As me këmbë as biçikletë,
pesë minuta s’udhëtojmë.
Hundën lart andej nga retë,
oksigjenim e shkatërrojmë.

Cunamet radhë,radhë,
bora shkriu në Himalaje.
Shi,breshër si kokërr arre,
me Konvid e me malarje.

Shkencëtarë vrajeni trurin,
mjaftë rendët drejt sasis.!
Planeti po na fut hurin,
Ktheni timonin drejt cilësis.

Burimi/Facebook/Autori