Bari Dervishllari – Muhaxhirët e kohës moderne.

0
46

Mi thasë me ëndrra fjeta mbrëmë,
ca pamje i kam parë në të vërtet.
Lot dhe derte për tokën mëmë,
kush di të mè thot çfar po ngjet?

Drita të shuara edhe gërmadha,
mbi fshatrat tona anë e mbanë.
Torrovecit ,Varvarès i erdhi radha
barbaria e murtaja këtë emër kanë.

Banorët rrojnè diku mes dhimbjes,
për themelet e lënë të shkretuar.
kush ju largoi nga vëndi lindjes?,
Dhe gurë ,e drure e kanë mallkuar.

Vallë u përsërit dhunshëm historia,
si dikur me zjarr vinin fiset barbare.
Që zi dhe grabitje bënin në shtèpia,
supë e helmuar,s’e donte toka amtare.

Ju dy fshatra që sot nuk jetoni më,
me lot ju them kjo është epidemia
Shumë fshatra sot qajnë mè ë,ë ë,
fatin tuaj kanë edhe themelet e mija.

Arkeologët e shekullit që do vijë,
shumë shpejt do ndritin historinë
Qëndra të banuara fshatra tre mijë,
si hartë e zezè mbi gjithë Shqipërin.

S’do kenë kohë të gërmojnë thellë,
të kërkojnë rrënjët e thella të Iliris.
Do studjojnë ,barabaria ç’ka mbjellè
Nga bijtë truthartuarë të shqipëris.
Fshati jonë fshihej në malin e Lenijes .

.B.Xh.D.Dushar Korç.
Data 5-I- 2022.