Bari Dervishllari – Tetori muaji poezis.

0
83

Poet nuk jam,vargje shkruaj,
këndoj me atë që këndon.
dhe me atë që qan unë qaj,
loz me vargun që më zgjon.

Më mori në krah lumi i poezis,
më shetiti në botën pa kufi.
Më futi në fushën e dashuris,
duaje botën më tha edhe ti..

Që atë ditë botën dashurova,
ngjyrat që më japin frymëzim.
Me penë të paudhin e shpova,
dua të mbjell shpres e gëzim.

Ah more vargu im i dashur,
sa herë kemi udhëtuarë të dy,
S’më the një herë bëhu i pasur,
por veç shumica të jetë me ty.

Këshillën tënde mbajta nè ballë,
nuk flas me rrufjanë e zuzarë.
Më mirë përshesh me dhallë,
Se një dash nga dora e sterruarë.

Prandaj ty varg të dua pa mas,
për mua qënke ura e miqësis.
Qënke i ngrohtë si dore mamas,
më lidhe me ajkën e shoqëris.

B.Xh.D.Dushar korçè.9-10-2021.

Burimi/Facebook