Bari Dervishllari

0
71

Me rastin e 25 vjetorit të ardhjes në Itali me motogomone.

Udhëtim drejt ferrit.

Nuk di nëse ajo nat ishte e fundit?
Mundet do hapej njè kapitull i ri.
Do triumfoja mbi vaèt e Karaburunit,
o bashke me gomonen shkrumb e hi.

Djem dhe vajza po loznim me jetën ,
Kur vdekjen e patèm shumè pranë .
Kur para dhe pas nesh atë e gjetën ,
Në fund të Otrantos ca mjerane .

Nuk ishim pirate dhe tradhètarè,
nga halli vdekjen e muarè mbi sy.
si gèzhoja tè njè qitje tè tèrbuarè
viktima e politikès,mos e pafsha me sy.

Deti i ndante shpirtrat tanè nè mes,
me ankthe e lotè , stres pa mbarim.
Se valèvet tè detit kurrè s’u zihet bes,
Familja priste lajme me frikè e trishtim.

Por nè ato brenga lundroja dhe unè,
Shtèpia pa burrè,zbuluarè si pa çati.
Varfèria mè vrau, mè vuri hunè,
ika si trimat nè betejè,o vdekje o liri.

Tmerri ,ankthi si èndèrr nè kujtes,
qè vèshtitrè ta fishjnè mè pas vitet.
Kètè fat mos e paçin as korbèt e zes,
Shqiptarèt e Shqipèria meriton tè ndritet.

B.XH D . Dushar Korçè -Itali.