Basha refuzon dorëheqjen: Kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë

0
149

Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëron betejë të ashpër kundër qeverisë, pavarësisht se kryeministri Edi Rama i bëri ftesë për bashkëpunim.

Në daljen e parë për mediat, pasi nuk arriti të merrte besimin e shqiptarëve, Basha la të kuptohet se nuk do të dorëhiqet nga drejtimi i partisë. Betaja sapo ka vazhduar, tha lideri i PD.

“Ne u bëmë më të fortë dhe jemi më të vendosur se kurrë. Kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më I madh se të gjithë ne. Po u dorëzuam ne Shqipëria nuk ka më asnjë mundësi dhe kjo nuk do të ndodhë. Mbi 600 mijë shqiptarë votuan për ne. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës, për mbështetjen tuaj të mrekullueshme, ju premtoj se ne nuk do t’iu zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju.”, tha Basha.

Burimi/zgjohushqiptar.info/