Bashkia Shkodër – Konsultim me Publikun Ana e Malit:

0
55

Konsultimi me publikun për projektbuxhetin e Bashkisë Shkodër për vitin 2022 dhe atë afatmesëm 2022- 2024, është një proces shumë i rëndësishëm për qeverisjen vendore bashkë me komunitetin.
Në takimin në njësinë Njësinë Administrative Ana e Malit siakutuam për shqetësimet, nevojat, prioritetet për mbështetje nga bashkëadministrimi vendor.
Diskutimet e propozimet e banorëve janë pËrqendruar në:
• Nevojat për mbështetje për shërbimet e mirëmbajtjes dhe infrastrukturës në arsimin shkollor;
• Përdorimin e burimeve financiare me efçiencë duke marrë në konsideratë uljen e numrit të nxënësve në shkolla dhe kopshte;
• Përmirësimin e shërbimeve publike në tërësi:
• Nevojën për shtimin e kontenierëve dhe shtrirjen e shërbimit të mbledhjes dhe transportimit të mbetjeve urbane në zonat ku tashmë është shtrirë infrastruktura rrugore;
• Nevoja për sensibilizim dhe angazhim të komunitetit në vullnetarizëm dhe në mbajtjen pastër të mjedisit;
• Përmirësimin e ndriçimit publik nëpërmjet shtimit të numrit të ndriçuesve, kryesisht në rrugën nacionale Shkodër – Muriqan, në qendrat e fshatrave, ku akoma nuk kanë ndriçim rrugor;
• Mbrojtjen civile, si një territor, që vuan nga përmbytjet e shkatuara nga shkarkimet në kaskadën e Drinit, përballimin e vështirësitë në rastet e fatkeqësive natyrore;
• Kërkesën e banorëve për përfundimin e procesit të shqyrtimit dhe miratimit të vlerësimit të dëmeve të përmbytjeve të vitit 2021, për të vijuar më pas procedurën me Ministrinë e Mbrotjes për dëmshpërblimin e detyrueshëm;
• Vijimin e punës për mirëmbajtjen dhe hapjen e sistemit të kanaleve kulluese;
• Nevojën për vlerësimin dhe projektimin e sistemit, rrjetit të ujitjes, një projekt i rëndësishëm për të cilin duhet të punojmë hap pas hapi, duke marrë në konsideratë mundësitë tona lokale. Rrjeti i ujitjes është tërësisht jashtë funksioni, prej mëse 30 vitesh. Kjo ndërhyrje kërkon investim të qënësishëm, për një periudhë më shumë se afatmesme. Aplikimi i një tarife vendore për ujitjen mund të sigurojë financim të qendrueshëm për mirëmbajtjen dhe investimet vit pas viti.
• Infrastrukturën nacionale rrugore, nevojën për zgjerimin e rrugës nga dogana e Muriqanit deri tek rruga e Shtufit, meqenëse nuk përballon trafikun gjatë periudhës së sezonit turistik.
• Nevojën për të vijuar me projektet e nisura të infrastrukturës rrugore sipas prioritetetit të vendosur nga banorët e Anës së Malit në fshatrat: Muriqan Goricë, Lami – Rashkë, Pallate Oblikë, Alimetaj, Lagja e Re Oblikë; Shtuf, Dodaj.
• Nevojën për sensibilizim dhe aplikimin e masava përkatëse për pagesën e taksave dhe tarifave vendore, si një detyrim për tu përmbushur nga ana e banorëve të Anës së Malit për të mundësuar financimin e nevojave dhe prioriteteve më sipër.

Burimi/Facebook