Bashkia Shkodër – Qyteti i Shkodrës, mirëpriti panairin “Studio dhe puno” organizuar nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me universitetet.

0
43

Promovimi i forcës aktive të specializuar sipas sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, të përgatitur nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe universitete të tjera pjesëmarrës në këtë panair, sistemi i shkollave të mesme profesionale, kurse të ndryshme profesionale që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shkodër, si dhe nderlidhja e tyre me bizneset e ndryshme me potencial punesimi që operojnë në territor, është qëllimi i këtij panairi.
Ai është në funksion të forcimit të lidhjeve ndërmjet universitetit – arsimit profesional – bizneseve dhe institucioneve publike, por gjithashtu edhe numrit të larte të të papunëve sidomos të rinj në qytetin e Shkodrës.
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes pushtetit vendor, bizneseve dhe punëkërkuesve, Bashkia Shkodër ka marrë pjesë dhe ka organizuar në vite panaire punësimi apo ka mbeshtetur projekte të punësimit, duke ditur dhe mbajtur në vëmendjen nevojën që kanë të rinjtë për tu njohur me mundësitë e tyre, por edhe nevojën që kanë bizneset për të patur staf të kualifikuar.
Orientimi dhe promovimi i ofertës dhe kërkesës për fuqi punëtore duhet të jetë qëllimi kryesor i institucioneve që mbështesin punësimin dhe bizneset në mënyrë që të kemi zhvillim të harmonizuar të sektorit të formimit në universitete apo shkolla profesionale me nevojat dhe kapacitetet që bizneset kanë.
Kjo ditë urojmë të jetë një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë e përgatitur që ka Shkodra, që të kenë kontaktet e para me kompani të ndryshme në Tiranë dhe Shkodër, të cilat kanë nevojë për staf të specializuar.

Burimi/Facebook