Bashkim Alibali, këngëtari i pakohë që sfidoi skenën me recitalet e veta

0
5

Nga Suada Daci

Këtë tetor Bashkim Alibali do të festojë 65 vjetorin. Një këngëtar që flet pak nëpër intervista, por që radhitet i pari ndër ata që arritën të bëjnë koncert recital në kohën e komunizmit. 150 koncerte recitale kam bërë atëkohë dhe paguhesha 150 lekë, rrëfen ai për revistën Newsbomb.al.

albsig
Dhe vlerësimi më i madh që ka marrë nuk është monetar, duartrokitjet e spektatorëve janë ato që i kanë mbushur zemrën.

Bashkim Alibali është këngëtari që me zërin e tij bëri të madh e të vogël të dashurohej me këngën e nënës me tekstin e Zhuljana Jorganxhi. “Në Duart e Nënës” mori menjëherë dashurinë e spektatorëve, jo vetëm për tekstin kuptimplotë, por edhe për zërin e papërsëritshëm dhe tonalitetin që i dha Bashkimi.

Në duart e tua u rrita o nënë
Netëve pa gjumë/ Pikoi dritë e hënës
Dhe veten qortova/Të zënë në gabime
Zemrën kur ta theva/O e shtrenjta ime
Vij nga rrugë e gjatë/Ti më pret e para
T’i puth ato duar/Mbushur plot me mall
Në çdo rrudhën tënde/Në çdo flok të bardhë
Unë shoh fëmijërinë/Hapin tim të parë
Dhe nga unë fëmija/Kërkove në jetë
Të rritem i mbarë/ Për këtë tokë të shtrenjtë

Bashkim Alibali ka patur një jetë interesante artistike të mbushur me ngjarje, ku pasioni dhe këmbëngulja i kanë dhënë një vend të nderuar në radhët e këngëtarëve më të shquar shqiptarë. Magjia e zërit ka qenë çelësi i sukseseve të tij. Ishte Festivali i 10-të i RTSH-së kur u prezan[1]tua për herë të parë me gjithë shqiptarët dhe më pas ai do të merrte pjesë gjithnjë në këtë kompeticion, që për kohën ishte më i rëndësishmi në Shqipëri.

Ai u shkëput 6 vjet nga skena (për shkak të festivalit famëkeq të 11-të) dhe pas këtij momenti, nëse i hedh një sy CV-së së tij artistike, vëren se ai nuk është shkëputur për asnjë moment nga ky festival dhe dalja e tij e fundit ka qenë në vitin 2011 me këngën “Këngën time merr vehte”.

Për më shumë, artikullin e plotë investigues e gjeni në revistën NEWSBOMB.al, në të gjitha pikat e shitjes së gazetave, që nga dita e sotme, 20 korrik, për një muaj, në çmimin 500 lekë.

Burimi/newsbomb.al/