Bashkim Golemi – Një çast, një Jetë…

0
24

Isha fëmijë 10 – 11 vjeç. Shkoja n’shkollë 6 ditët e javës dhe shkrueja detyrat n’ parvazin e dritares. Frekuentoja bibliotekën dy herë në javë dhe lexoja deri sa fikej drita e dhomës. Shtrihesha në një dyshek t’ shtruem në një dysheme me drrasa t’ vjetra. Të dielave, posa hapja sytë, ngrija kryet për me pa n’ se ishte ditë me diell. Ishte një gëzim I veçantë, sepse ishim të lirë të luenim jashtë, në rrugë.
Në një ditë të bukur pranvere po lueja me shokët. Kishim vendosë dy gurë që I konsiderojshim si portë. Rruga ishte e pa asfaltueme dhe n’sa vrapojshim mbas topit, pluhhni ngrihej përpjetë. Ishim mësue me të dhe na dukesh sikur ishte pjesë e lojës. Mbas një farë kohe hymë në oborrin e shpisë së shokut.
Oborri ishte I vogël dhe befas njëni nga ne goditi topin aq fort sa përfundoi n’ kopshtin e shpisë, ku një burrë po kujdesesh për perimet.
” Bab, Bab, na hidh topin!”- thirri djali I shpisë. Në sa i ati po shkonte të me marrë topin, unë mbeta I shtangun, sikur t’ isha goditë nga një rrufe. Një re ngjyrë gri qëndronte e vetmueme n’ qiell. Frynte një erë e lehtë pranvere.
Bab , Bab, – fillova me folë me mendjen teme, sikur në këtë çast unë isha I vetëm, tue thirë n’ heshtje.
Ndoshta baba im më vështronte nga qielli, siç kisha ndigjue të rritunit të thojnë . Ndoshta jo. U ndjeva fëmia më I vetmuem n’ botë. Lotët e ngrohtë njomën faqet e mia, megjithëse u përpjeka t’i mbaja. Lotë që rridhnin nga dhimbja, nga pafajsia e fëmijës jetim…Në çast dola nga oborri pa thanë asnjë fjalë dhe vrapova drejt derës së madhe, të vjetër të shpisë ku banojshim.
U ula në një gur të madh që ndodhej n’ anë t’ rrugës dhe me kryet e mbështetun në në dy duert e mia vazhdova me qa n’ heshtje. Tue qëndrue ashtu, n’ imagjinatën teme, si në një ekran po shfaqej jeta jeme. Tue fillue që atë mbramje vonë, kur ne, tre vlleznit kishim ra me fjetë. Dhe mue, ma I madhi nuk më zinte gjumi. Prisja babaen të kthehej nga puna. Dhoma më dukej ma e madhe, e zymtë dhe një ndjesi frike më pushtoi trupin. “Sa vonë” – thojshe me vedi, sa vonë dhe baba hala s’ ka ardhë n’ shpi. Sytë ishin fiksue te dera e dhomës dhe prisja nga çasti në çast të hapej. Më dukej sikur n’atë çast do të hynte në dhomë drita e jetës sime, tuee dëbue errsinën, që më dukej sikur po më mbyste në këtë pritje plot ankth dhe frikë.
Se si m’ dukesh, sikur po ndodhte diçka që do t’ na sjellte fatkeqsi. Asnjëherë nuk më zinte gjumi pa ardhë baba n’ shpi. Ktheva kryet n’ anën tjetër dhe pashë dy vëllaznit që flejshin. Njëni ishte 4 vjeç dhe tjetri vetëm një vjeç. Ktheva prap vështrimin nga dera dhe tue pritë që të hapej, befas u ndigjuen britma, thirrje, të qame me za t’ naltë. Ndjenja e frikës m’u duk sikur m’ shpoi zemrën. Desha me u çue nga dysheku por ndihesha i pafuqishëm. Më dukesh sikur kisha ngri. Në çast u ndiva I vetmuem dhe I braktisun nga jeta. Dhe isha vetëm gjashtë vjeç. Ç’farë dijshe unë nga jeta! Befas dera u hap dhe drita m’ verboi sytë. Ishte nana jeme , me lotë n’ sy, me flokë t’ shpupurishun dhe fytyra dukesh sikur ishte shtrembnue nga dhimbja . U ul pranë meje, vuni dorën n’ ballin tim dhe me dorën tjetër filloi t’ më përkëdhelte flokët. ” Mos u tremb bir ” – më tha, vetëm se baba nuk asht mirë dhe po presim mjekun. Por lotët i rrëshqisnin vazhdimisht. Përpiqej t’ më qetsonte me fjalë t’ ambla dhe njëkohësisht të dukej e qetë, por trishtimi i thellë dukesh n’sytë e sajë të bukur. Mandej m’ kujtohet vetëm se nana arriti t’ më vente n’gjumë. Të nesërmen, mbasi u zgjova, u ngrita dhe u vesha. Nana m’ kapi dorën dhe më shoqnoi në’ sallonin e shpisë, ku baba, gjindej i shtrimë n’ dyshekun e shtruem n’ dysheme , me duert t’ vendosuna mbi trupin e tijë, sipër njëna tjetrës. Baba im kish vdekë. Megjithatë dukesh sikur po flente. Trupi im I njomë ishte ngurtsue dhe nuk ndiva asgja. Nuk kisha lotë. Më dukesh sikur isha tjetër njeri. Dhe, n’ atë çast na larguen nga shpia. Na dërguen te daja i babs. Atje qëndruem rreth një javë. Mbas disa ditësh, rastësisht ndigjova axhen tek i thonte axhës tjetër se baben e kishin helmue oficerët e Degës së Mbrendëshme. Dy axhat kishin studjue n’ Firence, para ardhjes së komunizmit. Nuk duhesh të dinte askush për shkakun e vdekjes, sepse mund t’i burgosnin për pakënaqësi ndaj Partisë. Shkaku i vdekjes së babës tashma ishte sekret shtetnor. Diktatura komandohej nga injoranca. Intelektualët ishin të persekutuemit, sepse kishin kishin marrë kulturë perëndimore. Në t’ vërtetë padronët nuk mund të duronin njerëz të diplomuem jashtë…sugurisht, simbas tyne ato kishin pikëpamje borgjeze. Por injoranca asht çelësi magjik i shkatërrimit të një shoqnie civile.
Dy – tre javë mbas vdekjes së babës na dëbuen nga shtëpia. Që n’ moshë të njomë po ndjenim peshën e diktaturës. Duhej të ulnim kryet dhe t’ mos mendojshim. Kështu filloj një jetë shum’ e vshtirë, e dhimbshme, cfilitëse. Nana, dikur e pasun, e ardhun nga një familje me emën, duhej t’bante punët më t’vshtira, ku dhe burrat nuk pranonin t’i banin. Duhej të rriste tre fmijët e sajë. Nuk mund të zgjidhte. Dhe aq ma tepër tue kujtue se baba I sajë kish qenë kryetar bashkie, në sa daja kryeministër. E braktisun nga fati, nën peshën e diktaturës së egër, duhesh t’përballonte gjithçka, tue sakrifikue vehten, me dritën e shpresës së fëmijëve të sajë në sy. Ky ndriçim hyjnor i jepte forcë, besim dhe shpresë që t’ ecte dhe t’ shihte përpara.
Nana, engjëlli jonë mbrojtës , nana e bukur që përhapte dritë me shkëlqimin e sajë shpirtnor , na ndriçonte rrugën dhe kur ishte errësinë. Megjithëse ka shumë vite që ka ndërrue jetë, shpirti i sajë vazhdon të qëndrojë afër nesh, dhe pse nga larg, n’hapsinë. Nana që nuk u martua kurrë, dhe pse ishte e re, mendoi që atë ditë me rritë fëmijët e sajë. Ajo
ishte për ne nanë dhe babë. ” Familja asht e shenjtë ” , na thoshte nana. Dhe këtë nuk duhet ta harronim kurrë.
Në çast, ngrita kryet nga duart dhe fillova me fshi lotët. Isha ulë pikërisht n’ atë vend, ku sipër kryetit n’ mur mbi një gur të sheshtë, mbas disa vitesh, n’moshën e pjekunisë, me një gur me majë t’ mprehtë, tue grrye gurin do t’vizatojshe ftyrën e një grueje të bukur, të lodhun por që në syt’ e sajë shihej shpresa për jetën. Kjo ishte për nanën teme dhe për gjithë ato nana që kanë sakrifikue në jetë për familjet e tyne.

Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes/Bashkim Golemi