Berisha bëhet çështje politike në SHBA/ Përplasje të forta mes Republikanëve dhe Demokratëve

0
44

Ambasadori Richard Grenell ka publikuar një analizë në faqen e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi, ku thekson se nuk ka asnjë provë ndaj vendimit të DASH për Sali Berishën.

Më tej Grenell thekson se Blinken po vepron si agjent i Soros në Ballkan.

Administrata e Biden është kalamendur sërish duke krijuar një tjetër fiasko ndërkombëtare, këtë herë është Sekretari i Shtetit Blinken që kryeson akuzën për ndërhyrje në politikat zgjedhore, duke e përqendruar vëmendjen e tij te ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha. Për ata që nuk e njohin politikën ballkanike, zoti Berisha është një njeri me një të kaluar dinamike, një kundërshtar i vendosur i komunizmit, themelues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mik i Amerikës.

Pas një karriere të gjatë për të rikthyer Shqipërinë në dritë pas shtypjes komuniste, zoti Berisha është tërhequr kryesisht nga pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në politikë, duke preferuar të ndihmojë në promovimin e konservatorëve me të njëjtat mendime dhe politika anti-socialiste.

Por Sekretari Blinken tronditi rajonin në maj duke shpallur sanksione udhëtimi, në dukje të pabaza, kundër zotit Berisha dhe familjes së tij të ngushtë, duke i ndaluar hyrjen në SHBA,” shkruan Grenell.

Më tej ai thekson se edhe pse kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar prova për këtë vendim, Blinken nuk ka ofruar asgjë.

“Aktualisht e vetmja provë që dimë ne është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilin Berisha e ka denoncuar për anashkalim të sundimit të ligjit dhe për ndikim informal në të gjithë rajonin e Ballkanit,”thekson Grenell.

Më tej Grenell shkruan se ai vetë nuk ka parë asnjë provë të tillë, edhe pse ka qenë drejtues i Inteligjencës Kombëtare amerikane. Nëse ka ndonjë të tillë, Grenell thotë se Blinken duhet t’i drejtohet Kongresit.

“Është koha që Kongresi të kërkojë provat për sanksionet shqiptare, që Blinken tha se i kishte. Unë personalisht nuk i kam parë kurrë dhe jam përqendruar në çështjet e Ballkanit si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare”.

Burimi/zyrtare.net/