Berisha: Dy persona të huaj më erdhën në zyrë dhe më pyetën për një koalicion PS-PD

0
70

Ish-Kryeministri Berisha ka treguar se dy persona të huaj i kanë shkuar në zyrë gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit dhe i kanë kërkuar mendimin lidhur me një koalicion të mundshëm mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Berisha thotë se u shpreh kundër një koalicioni të tillë, por theksoi se këta dy persona kishin shkuar me paramendim për një tezë të tillë.

“Gjatë zgjedhjeve dy persona të afërt me të gjitha palët më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë pyet çfarë mendon për një koalicion PS-PD? U kam thënë jam absolutisht kundër dhe nuk mund të pranohet. Kjo ka qenë dhe ju garantoj që të dy ata nuk erdhën rastësisht në zyrën time, por ata ishin të dy të huaj, ata ishin me një mision që erdhën tek unë për të parë cili është mendimi im. Mendimi im ishte i prerë kundër koaliconit të tillë. Unë u bëj thirrje deputetëve të PD dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të jenë shumë të vëmendshëm sepse ai i cili nuk merr dot pushtet me zgjedhje, ai është i aftë ta marrë në çdo formë që ja japin”, u shpreh Sali Berisha nga Shkodra ku mbajti Foltoren e radhës me mbështetës të Partisë Demokratike.

Burimi/tvklan.al