Berisha: Jam përgjegjës për veprimet e fëmijëve të mi, marr përsipër çdo provë nëse ka kundër tyre

0
34

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se është përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të tij, z.Shkëlzen Berisha dhe znj.Argita Malltezi.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Berisha tha se merr përsipër çdo provë nëse del kundër fëmijëve të tij. Këto deklarata, ish-Kryeministri i bëri duke komentuar lidhur me vendimin e SHBA që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij.

I pyetur nga Arian Çani nëse del një provë kundër fëmijëve të tij dhe merren të pandehur, Berisha ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër çdo përgjegjësi.

Arian Çani: Duhet të rifillosh një betejë të fundit.

Sali Berisha: Me një përkushtim të jashtëzakonshëm.

Arian Çani: Po nuk ke frikë?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Kam të vërtetën me vete.

Arian Çani: Po kur them frikë nuk e kam fjalën për vete unë, se e di që ti vetë personalisht nuk ke frikë, po për fëmijët e tu, për Shkëlzenin, për Argitën. Ata mund të merren të pandehur.

Sali Berisha: Ata t’i marrin 100 herë të pandehur dhe ata gjer sot…

Arian Çani: Nuk po them për Lirinë sepse Liria është zonjë grua…

Sali Berisha: Dhe atë ta marrin patjetër… I ftoj ta marrin.

Arian Çani: Je duke bërë betejë me Perandorinë.

Sali Berisha: Kam të vërtetën me vete unë. Unë kam deklaruar dhe deklaroj se jam përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të mi. Ke ndonjë politikan tjetër ta ketë deklaruar këtë?

Arian Çani: Pra, në qoftë se Shkëlzeni në një moment ta caktuar ka një provë kundër tij, ti e merr përsipër?

Sali Berisha: Padiskutim! Absolutisht që nesër. Në qoftë se Argita ka një provë, që nesër. Sepse këta kam thënë unë kur kam ardhur në 2005 Kryeministër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi, unë mbaj përgjegjësi. U kam thënë fëmijëve të mi, ka qenë mesazh për qytetarët, që nuk mund të ketë dëme ndaj jush por edhe për fëmijët. I kam detyruar fëmijët që 2 vite para se sa të ndryshonte ligji, të deklaronin njësoj si i ati. Dhe këtë e kanë bërë. Në qoftë se ndokush thotë së fëmijët e mi, djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, pastaj kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha. Djali im ka marrë vetëm 3 muaj rrogë në një ndërmarrje publike dhe pastaj ka dalë në sektor privat si këshilltar ligjor, sepse ai ka mbaruar 2 Master për arbitrazh.

Arian Çani: Edhe vajza ndërkohë…

Sali Berisha: Edhe vajza… Vajza ka punuar vetëm një periudhë kohe të shkurtër avokate. Kurse ky është këshilltar ligjor dhe ka aktivitete biznesi, të cilin ja ka kontrolluar Edi Rama me të gjithë instrumentet e tij, dhe të paktën 10 herë i ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave drejt tyre. Dhe e ftoj t’i ndërsej edhe 100 herë të tjera.

Burimi /tvklan.al