Berisha: Kisha ndërmend të jepja dorëheqjen si deputet

0
45

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Këtë deklaratë Berisha e ka bërë në studion e Zonë e Lirë në Tv Klan, ku ka thënë se besonte që opozita do të fitonte zgjedhjet.

Por duke komentuar edhe vendimin “non grata” të SHBA ndaj tij dhe familjes, Berisha u shpreh se në legjislaturën e re do të shtojë akoma më shumë angazhimin e tij si deputet.

Arian Çani: Edhe sikur t’i kishte shkuar në mendje të largohej, me këtë që ndodhi nuk ikën më.

Sali Berisha: E kam thënë dhe diku tjetër, po ja u rrëfej dhe ju, e kam pas ndërmend të kap një projekt tjetër.

Arian Çani: Vërtetë?

Sali Berisha: Po, absolutisht.

Arian Çani: Do japësh dorëheqjen nga deputet?

Sali Berisha: Tani në asnjë mënyrë, përkundrazi do shumëfishoj aktivitetin tim si deputet aq sa s’e kam bërë kurrë. Kisha ndërmend, se unë besoja se do fitonim. Besoja do fitonim. Besoja se do fitonim zgjedhjet, t’ju them haptas. Dhe çfarë do bëja unë në Parlament pastaj? Të bëhesha unë kamzhik i opozitës? Nuk bëhesha.

Arjan Curi: Po tani çfarë do bëni? Tani ju s’flisni dot për një gjë korruptive se ata të PS do ju thonë…

Sali Berisha: Këtu s’ka asgjë të re përveç atyre që ka thënë…

Burimi/tvklan.al