Berisha: Nëse përjashtohem nga grupi parlamentar, do rikthej PD siç ka qenë…

0
83

Ish-kryeministri Sali Berisha, shprehet se më 10 shtator të jetë i pranishëm si deputet në Kuvend pavarësisht shpalljes “non grata” nga SHBA. Berisha tha se në se do të mbajë mandatin e deputetit, për shkak se është votuar nga qytetarët.

“Ditën e premte Sali Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetit, prapa dinjitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjitetin tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë.

Gjatë intervistës në “EuroNews Albania” ish-kreu i PD u pyet se si do të vepronte nëse PD do të vendoste përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Berisha tha se në këtë rast do të bënte gjithçka që PD të rikthehet ajo që ka qenë vite më parë.

“Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar.”

Referuar vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Berisha tha nuk ka nevojë që PD të përfshihet në fushatë për mbrojtjen e tij. Unë do të bëj sfidë për PD. Nuk ka nevojë që PD të bëjë fushatë për mua.

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të marrë një vendin lidhur me mandatin e Berishës si deputet. Vendim i cili ka afat deri më 10 shtator, kur nis dhe legjislacioni i Kuvendit.

Burimi/zjarr.tv/