BESOJ DO JU PELQEJE …

0
88

Fëmija i vogël e pyet nenën: ‘ Përse po qan? ‘ Sepse jam grua’ I thotë nëna!
Nënë nuk po të kuptoj!’ iu përgjigj djali. Nëna e afron nga vetja e pëqafon dhe i thotë: ‘ As që do me kuptosh ndonjëherë, biri im’
Me vonë fëmija e pyet babain e tij: ‘ Përse po me duket se nëna po qan pa arsye?’ Të gjitha gratë qajnë pa arsye, kështu iu përgjigj i ati fëmijës.
Fëmija i vogël u rrit dhe u be burrë, por prapëseprapë nuk e kuptoi përse qajnë gratë. Në fund iu drejtua Zotit dhe kur Zoti iu lajmërua, e pyeti: ‘O Zot, përse gratë qajnë aq lehtë?’ Zoti u përgjigj:
‘Kur e krijova gruan m´u desht ta krijoj të mbinatyrshme.
Ia kam dhuruar supet aq të forta që ta mbajë peshën e botës dhe njëkohësisht aq të buta që të krijoje rahati…
Ia kam dhëne forcën e brendshme që të përballojë lindjen e fëmijës dhe mospranimin të cilin shumë herë e përjeton nga vet fëmijët e saj.
Ia kam dhënë forcën, e cila i ndihmon që gjithmonë të shkojë përpara edhe atëherë kur të gjithë të tjerët dorëzohen, të kujdeset për familjen e saj edhe atëherë kur është e sëmurë dhe e lodhur, gjithnjë pa u ankuar.
Ia kam dhuruar ndjenjat që t´i dojë fëmijët e saj, pavarësisht se ata ndonjëherë e lëndojnë atë thellë në shpirt.
Ia kam dhëne fuqinë që ta pranojë bashkëshortin me të gjitha mungesat qe ka dhe e kam krijuar atë nga grindjet e tij që t´ia mbrojë zemrën.
Ia kam dhënë zgjuarsinë që ta dijë se bashkëshorti i mirë asnjëherë nuk e lëndon gruan e tij por nganjëherë e provon forcën dhe vendosmërinë e saj për të qëndruar pranë tij deri në kundërshtime.
Në fund ia dhurova lotin që derdh, i cili i përket vetëm asaj që ta shfrytëzojë sa herë që të ketë nevojë për ti përballuar sfidat e jetës.
Në këtë lot ka me të vërtetë të drejtë sepse askush nuk mund të përballoje kaq shumë pa thënë asnjë fjalë, sa gruaja në të vërtetë është në gjendje të përballojë!
Bukuria e gruas nuk qëndron në rrobat që vesh, as në linjat trupit, as në mënyrën se si i kreh flokët.
Bukuria e gruas qëndron në sytë e saj, sepse ata janë dyert e zemrës së saj, vendi ku banon dashuria.
Te lutem ndaje këtë me të gjitha gratë që i njeh. Të gjitha e meritojnë dashurinë, për durimin e tyre, forcën, zgjuarsinë, ndjenjën dhe qëndrueshmërinë.
Por, të lutem mos harro që ta ndashë ketë me te gjithë burrat që i njeh dhe të cilët ‘ende nuk e dinë përse qajnë gratë’.