Beteja e Lulzim Bashës ishte për demokracinë, integrimin dhe për ta nxjerrë PD-në dhe Shqipërinë nga Tranzicioni

0
26

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tranzicioni politik i këtyre 30 viteve është një dështim i madh dhe i paparashikueshëm, sepse Shqipërinë e kapi dhe e mbërtheu korrupsioni dhe krimi i drejtuar nga një elitë politike e papërgjegjshme, e korruptuar dhe e kriminalizuar; një elitë trashëgimie e ishsistemit komunist e cila realizoi projektin neokomunist “Katovica”, pseudodemokracinë hajduto-korruptive, që prodhoi e instaloi në sistem korrupsionin, hajdutërinë,papërgjegjshmërinë, tradhtinë, padrejtësinë, pasigurinë për jëtën, punë e pronën, varfërinë,papunësinë dhe eksodin duke e mbajtur peng Shqipërinë në një tranzicion traumatic 30 vjecar.

IshKryetari i PD-së, Lulzim Basha ka meritën se ai për 8 vite iu përkushtua një përpjekjeje të madhe për të bërë rinovimin, ringritjen e Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013 kur kryetar i PD dhe kryeministër i Shqipërisë ka qenë Sali Berisha, ringritje e cila do ta ndante artinë Demokrtike nga e kaluara dhe me ardhjen në pushtert të PD-së me Bashgën Shqipëria do të ndahej ehe nga trsanzicioni, gjë për të cilën Basha haptazi kishte edhe mbështetjen e SHBA.

Edhe tani që Basha nuk është Kryetar i Partisë Demokratike, SHBA dhe BE mbështesin po atë politikë të Partisë Demokratike zyrtare që zbatonte Basha: demokracinë, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, Veting-un e politikës e të drejtësisë dhe integrimin e Shqipërisë, ndarjen me të shkuarën dhe ecjen përpara.

Humbja e asaj kohe, në vitin 2013 ishte humje jashtëzakonisht e madhe.

Pas kësaj, Basha u zgjodh kryetar i PD-së, dhe ai iu përkushtua punës për të bërë ndryshimnin që konsistoi në hapjen e Partisë, në nxjerrjen e

shkaqeve dhe të dobësive të saj dhe të humbjes , pra për reformimin e Partisë pasi me gardën apo me elitën e vjetër të PD-së, PD nuk mund të vinte në pushtet.

Në këtë betejë Basha pati kundërshtarë jo vetëm politikën e vjetër të PD-së jashtë saj , të dështakëve që u larguan , por pati pengesa dhe sjellje kundër PD-së edhe nga brënda PD-së, të cilët identifikoheshin me privilegjet , rehatine dhe me korrupsionin.

Por Basha kishte kundër edhe të gjithë politikën e vjetër të tranzicionit, korrupsionin gjithpolitiko-juridik e mediatik të cilët donin të ruanin status quonë, korrupsionin dhe mosndryshimin.

Pra, Basha dhe PD ishin përballë frontit total të korrupsionit dhe të politikës anti-SHBA.

Pas përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar, janë Berisha dhe foltoristët mbështetës të tij dhe Presidenti Ilir Meta, janë e vjetra politike dhe korrupsioni ata të cilët kërkonin që të rrëmbenin drejtimin e PD-së dhe që ta përjashtojnë Bashën dhe elitën e re politike të dalë nga Kuvëndi legjitim i 17 Korrikut 2021, me qëllim që ta përdornin Partinë Demokratike si mburojë e avokati politike për të sunduar dhe mbrojtur korrupsionin e tyre.

Kundër Bashës ishin edhe rilindja e socialistëve të Edi Ramës si pushtet i korrupsionit dhe hajdutërisë aktuale institucionale.

Pra demokratët që të vinin në pushtet duhej të zgjidhnin ose me të vjetrën e të shkuarën; ose me SHBA-të e BE-në dhe me demokracinë, integrimin, me VETING-un e me antikorrupsionin.

Alternativa Basha: me SHBA-të e BE-në dhe me demokracinë, integrimin, me VETING-un e me antikorrupsionin, pra kjo ishte dhe

për këtë punoi Basha në krye të PD-së për tetë vite. Me këtë alternartivë të Bashës janë SHBA të cilat e mbështetën fort Bashën.

Janë me Bashën edhe Parlamenti Europian i cili në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur non grata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla.

Ndërkohë edhe Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestagun gjerman, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD bëri të qartë edhe tani kur Basha ka dhënë dorëheqjen po të njëjtën gjë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.

Pra, sic vërehet vazhdon po e njëjta mbështetje për PD-në zyrtare ashtu sikurse mbështetej nga perendimi PD-ja kur Basha ishte kryetar i saj, gjë e cila verteton se Basha ka punuar për ndryshgimin, ndëshkimin e korrupsionit, për Vetting-un e politikës,për demokracinë dhe në aleancë me miqt dhe faktorin demokratik perendimor.

Basha nuk humbi zgjedhjet sepse ai nuk ishte kryeministër,por ishte kryetar i opozitës, e cila pa ndarjen nga e shkuara , pa ndarjen nga korrupsioni dhe pa ndarjen nga elita e vjetër , pra pa daljen e PD-së nga tranzicioni ajo nuk mund të vinte në pushtet, edhe për faktin se këtë kërkonin nga Basha dhe nga PD-ja edhe SHBA-të, të cilat i erdhën në ndihmë PD-së duke e shpallur “non grata” Sali Berishën, dhe që Basha me të drejtë e përjashtoi atë edhe nga grupi parlamentar i PD-së..

Antarët e Partisë Demokratike duhet të reagonin e të reflektonin drejt dhe mendueshëm se cilat ishin arsyet se përse Partia Demokratike nuk i

fitoi zgjedhjet, dhe jo të përcaheshin nga Berisha dhe nga elita e vjetër politike foltoriste rreth tij kundër Bashës dhe kundër SHBA-ve..

Nuk ishte faji i Lulzim Bashës për rezultatine zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 por që me siguri po e them se me Lulzim Bashën kryetar, Partia Demokratike mori një rezultat të paarritshëm nga kushdo po të kishte qenë Kryetar i Partisë Demokratike dikush tjetër.

Rezultati i zgjedhjeve dhe atë që arriti Partia Demokratike është meritë e Lulzim Bashës pavarësisht paligjshmërisë, krimit dhe batërdisë që bëri pushteti korruptiv i Edi Ramës me blerjen e votës.

Lulzim Basha ka meritën se ai e hapi PD-ne duke ftuar dhe dhënë Partisë Demokratike karakterin gjithpërfshirës, edhe themeluesve dhe të “vjetërve”, dhe asaj që njihet si e djathta tradicionale, por edhe brezit të ri dhe pakënaqësisë e zhgënjimit gjithpopullor.

Kundër Lulzim Bashës punuan ata të cilët ishin të degraduar e të konsumuar, kundër Lulzim Bashës ishin dhe vepruan hapur si dhe shumë të tjerë me indiferentizëm tinzar e djallëzor.

Kundër Bashes dhe Partisë Demokratike punuan ata të cilët e volën dhe e shfrytëzuan Partinë Demokratike për interesa personale e familjare kur ajo ishte në pushtet, e ku më të shquarit e tipikët janë Ridvan Bode, Majlinda Bregu, Topalli, Murrizi, Hajdari, Patozi, Rusmajli, Imami, Ristani etj., si dhe sidomos ish Presidenti Bujar Nishani, ku ky i fundit një egoist i pacipë që si askush tjetër, ai me farefis përfitoi poste e detyra shtetërore te larta kur PD ishte në pushtet, dhe ky ishPresidenti i Berishës kurrë nuk përdori një agresivitet dhe as angazhim politik në fushatë kundër Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 se sa tani kundër Lulzim Bashës.

AntiBashët mezi paskan pritur që t’i turren Bashës me lloj-lloj shpikjesh e akuzash shpifarake.

Dhe nuk është e vështirë për t’i lexuar ata pasi humbjen e zgjedhjeve të Partisë Demokratike ata ia faturojnë Lulzim Bashës dhe jo fakteve e realiteteve të mësipërme.

Lulzim Basha kishte dhe ka vizionin dhe misionin historik e që janë transformimi dhe ringritja e Partisë Demokratike, kthimi i saj në pushtet, kthimi i demokracisë në Shqipëri, lufta kunder krimit e korrupsionit të lartë shtetëror, ngritja dhe funksionimi i shtetit ligjor, ndarja me tranzicionin dhe integrimin e Shqipërisë.

Lulzim Basha u përkushtua për Demokracinë, për VETING-un, për dekriminalizuimine politikës, për ndëshkimin e korrupsionit dhe për integrimin e Shqipërisë i cili kishte mbështetjen e SHBA-ve.

PD-ja më së shumti e ka pësuar nga alenca me të tjerët dhe me LSI-në pasi kushtëzimi i pushtetit të PD – së prej aleatëve e ka detyruar Qeverinë Berisha që t’u jape atyre “lejen” dhe miratimin për vjedhje e korrupsion.

Lulzim Basha nuk ka përgjegjsi për “non grata”-n amerikane për Berishën dhe as për këto që citova më lart, ashtu sikurse edhe nuk ka përgjegjsi për atë se Sali Berisha, Ilir Meta, Presidentët Nishani, Kreshnik Spahiu, ish kryeprokurori Llalla ishin ata të cilët montuan një sistem gjyqësor politik e korruptiv,sistem i cili kishte marrë peng zhvillimin, drejtësinë, korrupsionin, integrimin, shtetin dhe demokracinë, sistem që u shërbeu atyre dhe interesave të tyre.

Dhe prandaj edhe janë pikërisht këta që e pengojnë demokracinë dhe që e sabotuan miratimin e VETING-ut dhe që ankohen edhe sot për SPAK-un.

Me Bashën janë të gjithë ata demokratë që e kanë pësuar rëndë nga drejtësia, nga gjyqtarët e prokurorët e sistemit kriminal të drejtësisë.

Me Bashën janë edhe të gjithë të pëndjekurit dhe ishpronarët e zhgënjyer e të mashtruar prej 30- vitesh; janë rinia, studentët dhe ata që nuk e shikojnë dhe as nuk e kërkojnë zgjidhjen në eksod por në Shqipëri; janë me Bashën të pakënaqurit, fermerët, mësuesit, mjekët dhe shtresa e mesme e popullsisë.

Basha si kryetar u përkushtua që të lirohet, të demokratizohet e të cpengohet Partia Demokratike nga interesaxhinjtë e xhambazët që e shohin PD-në vetëm si strehë, si mjet, si avokati politike dhe si mundësi përfitimesh e favoresh personale.