‘Big Brother Vip’ rrit frikshëm shifrat e sponsorizimit për bizneset, ja sa ka shkuar 1 sekond reklamë në këtë format

0
114

Shkëlqim Devolli, vjehrri i opinionistit Arbër Hajdari sponsori gjeneral me 500 mijë euro. Shifrat e çmendura zgjasin programacionin e BBV nga 3 në 7 muaj

‘Big Brother Vip’, produksioni i cili ka gozhduar përpara ekranit një audiencë të frikshme çdo të martë dhe të premte mbrëma, po aq të frikshme ka edhe shifrat sponsorizuese të bizneseve pjesmarrëse në këtë format. E ndërsa të gjithë flasin për përmbajtjen dhe dinamikat brënda shtëpisë askush nuk ka guxuar të pyes sesa shkojnë shifrat sponsorizuese të bizneseve në këtë produksion.

Në fillim të projektit shifrat e sponsorit gjeneral arrinin deri në 250 mijë euro ndërsa sot me audiencën e fituar kjo shifër ka arritur në 400 mijë euro. Trasmetimi i një spoti televiziv nga 100 euro / për sekond ka arritur shifrën në 300 euro / për sekond duke e çuar vlerën e trasmetimit të një spoti 30 sekondësh në 9000 mijë euro, vetëm për një herë trasmetim përgjatë live-it të martave apo të premteve.

Duhet theksuar se të tilla shifra nuk janë dëgjuar kurrë më parë në historinë e medias shqiptare.

Sikurse është vënë re ky format televiziv ka bashkëpunim me një shumëllojshmëri biznesesh të cilët kanë kontribuar financiarisht në realizimin e tij. Ndër kryesoret që në fillimet e këtij produksioni është kompania Devolli, e cila ka hyrë si kompani sponsorizuese me dy produkte krejtësisht të ndryshme duke e çuar vlerën sponsorizuese në 500 mijë euro.

Kujtojmë se administratori i kësaj kompanie është Z. Shkëlqim Devolli vjehrri i opinionistit të këtij formati Arbër Hajdari. Një informacion i tillë mund të shuaj të gjithë çudinë dhe skepticizmin e çdo njeriu për prezencën e Arbër Hajdarit si opinionist i këtij formati.

Deri më sot renditen 10 kompani si sponsor gjeneralë duke e çuar vlerën e sponsorizimit në mbi 2 milion euro. Krahas kësaj ka edhe kompani që janë futur me paketa të tjera financiare jo dhe aq të lira.

Një sukses i tillë financiar e ka bërë trashëgimtaren e Top Medias, Lori Hoxha, të marrë një vendim drastik duke e zgjatur këtë produksion deri në muajin Mars.

Në këtë mënyrë thyhet një tjetër rekord në historinë e medias shqiptare duke e çuar qëndrimin e banorëve në shtëpi nga 3 muaj në 7 muaj.

Burimi/Pamfleti