Bislim Ahmetaj – Ç’më duhet mua(!)

0
83

Dikur, diku në një mbretëri, Mbreti po qeveriste keq e më keq. Çdo njeri që pyetej prej zyrtarëve të mbretërisë se si i dukej mbretërimi e kishte përgjigjen në maj të gjuhës: Ç’më duhet mua !?!
Kjo përgjigje e përseritur dhe standarte e kishte shqetësuar Mbretin dhe ai një ditë dërgoj këshilltarin e tij kryesor tek një dijetar plak që jetonte diku në qoshen më të largët të mbretërisë.
Dijetari plak jetonte larg njerëzve në kështjellën e tij të dijes i rrethuar prej shumë lloje kafshësh dhe bimësh.
Këshilltari dhe shpura që e shoqëronte i drejtuan të njëjtën pyetje që i drejtonin popullit, dhe ai, plaku mjekërbardhë dha po të njëjtën përgjigje standarte: Ç’më duhet mua!
Si “ç’të duhet ty?” I tha këshilltari i Mbretit- ne kemi ardhë në emër të Mbretit për të pyetur se çka mendojnë njerëzit për Mbretin, ti nuk je rjepacak, por dijetari më i ndritur i mbretërisë
Dijetari u përgjigj prapë: E ç’më duhet mua!?- kaq mund ti thoni Mbretit.
Ata u kthyen jo pa shqetësim në Pallatin mbretëror dhe ja thanë Mbretit përgjigjen e plakut të urtë.
Mbreti u xhindos dhe urdhëroj t’ja sillnin urgjent të lidhur këmbësh e duarsh dijetarin plak.
Ja sollën dhe pasi ai u ulë përballë tij, Mbreti ju drejtua i nervozuar: Dërgova këshilltarin tim të besuar që të mësonte diçka prej teje se çfarë mendon populli për mbretërinë dhe ti u përgjigje njëlloj si të ishe një lyps rrugësh apo një qytetar i zakonshëm i mbretërisë, si është e mundur.
Naltmadhëri të dija burrë me mend, mirë që nuk e ke kuptuar përgjigjen e thjeshtë të popullit, por ti se paske kuptuar as përgjigjen time!!!
Ps. Këtë lloj sulltanati po e jetojmë edhe ne sot, veç me një ndryshim, sulltanmarrja ynë s’ka këshilltarë dhe dijetarët e urtë i kanë ikur Atdheut.

Burimi/facebook