Bislim Ahmetaj – Kokat e konflikteve në ballkan janë Rama dhe Vuçiçi.

0
11

Marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësinë e Aleksandër Sorosit në të quajturin “Open Balkans” midis Serbisë dhe Shqipërisë shto këtu edhe MV zbatohen thuajse 100% gjithmonë në favor të Serbisë.
Ndërsa marrëveshjet që nënshkruhen me ndërmjetësinë e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë shkelen në mënyrë ritmike 100% në mënyrë të njëanshme nga Serbia.
Thuajse e njëjta gjendje është edhe me zbatimin e marrëveshjeve Shqipëri- Kosovë ku 90% e tyre kanë mbetur në letër.
Po si ka mundësi?!?
Kush mund ta ketë fajin Brukseli, Amerika, Kosova, NATO,
Moska, dy Sandrat apo Edi Rama????
Nuk është me rëndësi të gjendet me domosdo nji fajtor, por ama nëqoftëse nuk vihet gishti mbi plagë, ajo plagë do të shndërrohet në mortajë për gjithë rajonin tonë.
Mortajë që do të shpërndahet në të gjithë Europën Perendimore dhe më gjerë.
Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë janë kokat e “meduzës” së kësaj mortaje.
Po “të priten” këto dy koka, rajoni do të relaksohet dhe për pasoj edhe Europa.
Rusia në rajon fatkeqësisht po përdor si fitil për ti vënë zjarrin “fuçisë së barutit” (siç është quajtur rajoni jonë që nga Lufta e Parë Botërore dhe deri sot, ) paratë dhe influencën e Sorosit tek “zogjtë” e tij politik në Beograd, Tiranë, Shkup dhe së fundmi edhe në Podgoricë.
Që të mos mbrrij fitili i ndezur në Moskë në “fuçinë e barutit” e përsërisë duhen ndalur dashuria mes çiftit Vuçiç- Rama.
Kjo dashuri e zjarrtë mund të shuhet duke e hequr nga pushteti Edi Ramën, pasi votuesi serb vazhdon të jetë nën influencën e kishës dhe nacionalizmave të kohës së Milosheviçit .
Këtë shërbim për demokracinë dhe paqen në rajon mund ta bëjnë vetëm qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Burimi/Facebook/Autori