Bislim Ahmetaj – Mbaj mend…

0
65

E mbaj mend veten time duke ndejt me orë radhëve të gjata
Për ta marrë një bukë gruni
Një shishe tamli a kosi…
Që herë e merrja e herë jo
Dhe në të dyja rastet
Rezultati ishte i njëjtë
Ishim të uritur.

Siç e mbaj mend vetën time,
Duke ngrënë e pirë gjithfarëlloj pijesh dhe gjellësh.
Që emrin kurrë s’jua mësova
Ku herë perfundonim të dehur
E herë të gërditur.

E mbaj mend vetën time me duar të futura thellë në xhepat bosh.
Duke numëruar gishtat nga njëshi te pesa,
E pastaj nga pesa tek njëshi.
E përfund gishti i madh,
Kryengritës që çkyente xhepin dhe prekte cullakun.

Siç e mbaj mend veten time
me një kartë krediti ngjyrë floriri.
Që i dridhej bankomati kur ja lexonte kodin.
Hungërinte si kalë i egër
Kur mi dorëzonte
Kartëmonedhat.

E mbaj mend vetën time duke ecur në këmbë me orë.
Për të mbërritur te puna që kurrë
S’na e siguronte bukën e
Përditshme.

Siç e mbaj mend vetën time në makina luksoze me shofer përsonal
Në aviona ndërkontinentalë me biletë “first classe”
Duke e soditur botën
Nga lart.

E mbaj mend vetën time,
Të rritur dhe fëmi,
Në borë e në shi,
Në kalë e poshtë tij,
Dhe… përgjatë këtij gjysëm e kusur shekulli.
Jam mundue me mish e me shpirt me mbet ai, Bislimi i Ri.
Me gjasë NJERI.

Tirane me 15 Janar 2017

Burimi/Facebook