Bislim Ahmetaj – Mbresa të trishta nga një vizitë e shkurtër në qytetin e ndarë.

0
60

Kush ka qënë në Mitrovicë e di që ai qytet vazhdon të jetë i ndamë mes për mes.
Dëshmi kjo e një ndasie ma shumë se shekullore e ambicjeve pushtuese të sllavëve drejt jugut.
Lumi Ibër s’ka qënë kurrë kufini mes shqiptarëve dhe serbëve edhe pse rrjedh në shtratin e vet ndoshta para se me pas njerëz në të dy brigjet e tij.
Pas ndërhyrjes së SHBA-së dhe NATO-s për çlirimin e Kosovës nga pushtimi shekullor nga Serbia në vitin ’99, lumi u shndërrua në “kufi” mes serbëve dhe shqiptarëve.
Edhe pse Bashkimi Europian ka ndërtuar një urë “moderne” mbi lumin Ibër ku gugëllojnë pëllumbat dhe fëmijët ma shumë për foto kjo s’ka ndryshuar asgjë në realitetin e qytetit.
Në veri jetojnë serbët, në jug shqiptarët, ata shqiptarë që kanë pasur prona në veri jua kanë shitë serbëve.
E njëjta gjë ka ndodhur me pronat e serbëve në jug të cilat tashmë i zotërojnë shqiptarët.
Pjesa veriore e banuar nga serbët i përket si pjesë administrative Republikës së Kosovës edhe pse ajo administrohet nga anarkia dhe shteti i Serbisë.
Ata nuk paguajnë drita, ujë dhe taksa në shtetin e Kosovës.
Këto fatura i paguajnë qytetarët e pjesës jugore të Kosovës përmes taksave dhe çmimeve të larta të energjisë dhe ujit si kompensim i “lirisë” së fituar.
Ura e ndërtuar nga Bashkimi Europian mbi lumin Ibër është e hapur vetëm për kalimtarët e paktë që guxojnë të shkelin “kufirin”, por edhe si urë e kondrabandës, trafikut të mishit të bardhë dhe llojeve të tjera të trafikut që zhvillohet ditën për diell e natën për hanë në sy të policisë së Kosovës dhe trupës ndërkombtare që e administron zonën.
Në sheshin shqiptar të jugut ndritë përmendorja e Isa Buletinit i cili veç kqyr prej verit, ndërsa në anën ku jetojnë serbët ngrihet çudshën përmendorja e Knjaz Llazarit i cili ba me gisht prej Kosove, si me desht me thanë që atje na ka mbetë ora.
Qytetarët e veriut të Mitrovicës ashtë e lehtë të dallohen që jetojnë ma mirë se ata të jugut pasi për ata punojnë dy shtete ai i Serbisë dhe ai i Kosovës.
Ata nuk paguajnë taksa, ujë, drita në shtetin e Kosovës të cilit i përkasin administrativisht.
Ata marrin pensione, ndihma, kompensime nga shteti serb.
Ata gjithashtu përfitojnë nga trafiku, korrupsioni dhe favorizimi që ju ban Serbia dhe adminiatrata ndërkombëtare.
Ndërsa qytetarët e pjesës jugore të qytetit të ndarë përditë vazhdojnë ta rrisin varfërinë dhe urrejtjen për padrejtësinë.
Ky realitet mbi Urën e Ibrit fatkeqësishtë ka 20 vite që zhvillohet.
Qeverisë së Albin Kurtit i bie barra me i dhanë udhë kësaj padrejtësie që bërtet.
Ura mbi Ibër ose duhet shndërrue në urë zhvillimi dhe miqësie ose duhet rrëzue mbi lumë.

Burimi/Facebook