Bislim Ahmetaj – “Një letër malli për një zjarr që s’u fik kurrë”

0
98

Mbrëmë vonë pas mesnate
Telefoni u drodh,
Klithi,
Ofshama lëshoj.
Nxora dorën dhe u mundova ta ndalë,
Ta qetësoj.
Ai vazhdoj, e vazhdoj
Nuk prante së dridhuri,
Së klithuri,
Rënkontë bash si gjamët e qiellit
Që i mbytin në dritë netët e dimrit.
S’ishte ai sinjali i shkurtër i mesazheve të telefonit
As i atyre të “facebook-ut” apo “messenger-it”
Ishte një “e-mail” i gjatë
Që hingëllinte si një tren me shumë vagona,
Kur çanë mes për mes malet luginave të thella.
E mora,
E hapa,
Nën një titull drithërues
Lexova pa za:
“Një letër malli për një zjarr që s’u fik kurrë”
Mu dridhën duart
Frymëmarrja po e po
Ngjitur meje në shtrat
Ime shoqe ma ktheu shpinën
Si me deshtë me më lanë me e lexue at letër.
E fika telefonin
Pa e mësuar se kush
E kishte shkrue atë letër malli.
Pa e ditë
A më drejtohej mua,
Apo ishte thjeshtë një mesazh promocional
Si ata që na e mbytin memorien e telefonave
Po… gjumë ndër sy
Nuk vuna tanë natën e lume
Edhe pse sytë i mbaja të mbyllur shtërngueshëm
Edhe pse u sigurova që ime shoqe flinte e shpenguar
Si në një film mu ndezën në mendje gjitha zjarret e zemrës time.
Orët, ditet dhe vitet e ëmbla më rrotulloheshin si akrepat e një ore qiellore
Bash në këtë zjarrmni si një hamshor u lëshova ta shuaj zjarrin që digjte bri meje
Deri sa rrezet e para të diellit trokitën zhurmshëm në parvazin e dritares tonë.
(Nga cikli I pashkruar akoma“Netëve të gjata të dimrit”)

Burimi/Facebook/Bislim Ahmetaj