Bislim Ahmetaj – TË DUA.

0
55

Të dua
Se pa ty
Sytë e mi
S’do të mund të shihnin
Lindjen e diellit mengjeseve.
Të dua
Se pa ty
përendimi i diellit
Do të ishte lamtumirë në ‘err
Si një qindarkë e hedhur në duart e lypsit të uritur.
Të dua
Se zjarri yt mi
Zgjonë sythet e fjetura
dhe çelë lulet në pranverë.
Të dua
Se ti ma ndezë shpirtin
Dhe mi pjek frytat në verën që kallë.
Të dua
Se ti ma mbush jetën me ngjyra dhe begati.
Dhe gjethet nuk do të binin sikur të mos ishe ti.
Të dua
Se ti më ngrin ,
më shkrinë,
Më zbardhë,
më nxinë
E mbush me dritë,
tufanë dhe suferinë
Atë ,
Jetën time,
Që e dua
me mëngjes,
me mbrëmje,
me katër stinë.

Burimi/Facebook i Autorit