Bledi Dika – Cmenduria e cmimit te naftes.

0
67

Nje liter nafte sot kushton pak a shume 185 leke per liter. Nje liter nafte sot ne Svicer kushton 1.815 USD. Te ardhurat mesatare vjetore per fryme ne Shqiperi jane 5200 USD (2020). Te ardhurat mesatare vjetore per fryme ne Zvicer jane 86600 USD (2020). Cmimet e naftes ne Shqiperi dhe Zvicer jane pothuajse te njejta, ndersa te ardhurat per fryme te Zvicres jane 1665% 😅 me te larta se ne Shqiperi.
Nje liter nafte kushton sot ne burse 0.48 USD per liter, cfare ndodh qe cmimi te fluturoj kaq shume per nje vend te varfer si ne?
Cmimi kryesisht rritet sepse shteti i ve shkelmin ne fyt konsumatorit, pra familjeve kryesisht dhe e shtrengon gjithnje e me shume nepermjet 37 lekë akcizë per liter + 27 lekë taksë qarkullimi + 3 lekë taksë karboni + 7 deri në 10 lekë taksë riliencimi + tarifa e markimit dhe ajo e skanimit 3 lekë + Tvsh-ja 30 leke per liter + tarifë nga drejtoria e metrologjisë 2 lekë për litër = totali 112 leke per liter vetem taksa & tarifa.
Aspekti groteks i gjithe kesaj politike eshte qe ndonese ka disa lehtesira per “operatoret ekonomike” nepermjet kompensimit te TVSH, pra per ata qe bejne biznes qe fitojne, per familjet e thjeshta shkelmi vazhdon e rendon.
Psh 30 lek TVSH i reduktohet bizneseve te ndertimit, transportit, bujqesise etj, shume mire deri ketu. Pra nje transportues miliarder qe importon, sepse ate din te bejne te importojne, i kompensohet TVSH, me idene se jep frymarrje ekonomise. Importi si frymarrje ekonomie eshte koncept i veshtire per tu kaperdire per mos te thene krejt e kunderta kur diferencat import eksport jane eksponenciale ne favor te importit.
Gjithsesi ndersa i behen keto leshime oligarkeve te importit, pse familjeve nuk i hiqet TVSH per nje total te caktuar konsumi hidrokarburesh? Sepse ndoshta familjet duhen cuar ne zgrip edhe te emigrojne. Ose ose ka nje arsyre me banale dhe ordinere, sepse me rikompensimin e TVSH do trajtohej me shume familje, nuk do te ishte njelloj sikur te trajtoje me nje oligark ku fare thjesht mund te merresh vesh mbi kuotat 😉 qe marrin palet.
Nje zgjidhje ne kete drejtim do te ishte heqja e ose reduktimi i tyre she decantralizimi i licencave te importit. Arsyet banale per mbajtjen e nje regjimi fiskal kaq te larte jane medemek se kto taksa ne vende te tjera shperndahen ne zera te tjera. Por nuk flitet asnjehere qe tatimi ose me sakte sistemi fiskal ka nje logjike bazike, ai nuk mundet ne menyre irracionale te mos marri parasysh nje te dhene elementare, te ardhurat vjetore per fryme. Ka racionalitet tatimi nese nje individ merr 500 dollar te ardhura mujore dhe nga keto taksohet 490 dollar. Nese ndodh keshtu atehere haptazi ai eshte duke u vjedhur ne menyre te hapur e te turpshe nga fisku.
Se fundi duke krahasuar Shqiperine me Zvicren dhe duke patur parasysh kete parim te mesiperm, a po vidhen shqiptaret ne menyre te turpshme me cmimet e naftes?

Burimi/Facebook