” BORXHI I ZONJËS DHE E TËRËSHENJTA “

0
20

Kjo mrekulli ndodhi në 1995 dhe u regjistrua në librin “Theotokos, Zonja më e Shpejtë për të Dëgjuar”, botuar nga Manastiri i shenjtë Mandra në Atikë, Greqi.
Identiteti i kësaj gruaje është i njohur për manastirin e shenjtë. Pas vdekjes së burrit të saj, departamenti i taksave e informoi atë që të shkonte në zyrën lokale për të shlyer një borxh të madh të burrit të saj përmes kompanisë që ai zotëronte.
Kështu që gruaja shkoi në zyrën e taksave për të pyetur se sa para duheshin dhe si ta shlyente borxhin. Zyrtari i tha asaj se ai nuk mund ta priste atë ditë sepse po merrej me aplikantë të tjerë dhe duhej të studionte dosjen me kujdes.
Ai i tha asaj se do ta telefononte pas dy ose tre ditësh.
Por gruaja nuk kishte para, ajo shkoi me vajzën e saj në Manastirin e së Tërëshenjtës Mari që quhet “Dëgjimi i shpejtë”, dhe i’u lut me gjithë zemër së Tërëshenjtës ta ndihmonte për të likuiduar borxhin sa më shpejt.
Dhe tashmë tre ditë më vonë, kur ajo shkoi në departamentin e taksave dhe hyri në zyrën e nënpunësit të taksave duke ditur shumën që i detyrohej. Ajo nuk mund ta besonte atë që dëgjoi :
— Zonjë, çështja juaj e borxhit tani është e mbyllur. Një zonjë erdhi dje dhe pagoi të gjitha borxhet tuaja !..
Dhe pastaj gruaja e pyeti : — Çfarë .. po si ndodhi !?.. Sepse unë nuk kam erdhur asnjëherë të paguaj !?..
Ai i tha : — Nuk e di, cila është ajo zonjë. Gjëja e rëndësishme për ne është që dosja juaj u mbyll, sepse i gjithë borxhi u pagua !..
Duhet thënë se askush nuk dinte për këtë borxh përveç gruas dhe vajzës së saj. Por Nëna e Zotit e dinte gjithashtu … Vajza e saj tha që, dëgjoi nënën e saj të thoshte në lutje : — Oh, Nënë e Tërëshenjtë, unë jam një shërbëtore, dhe zemra ime digjet vetëm kur e mendoj këtë borxh !.. Të lutem më ndihmo !..
Dhe këtë mrekulli që askush nuk e ka dëgjuar kurrë, si hyri Virgjëresha në zyrën e taksave duke paguar paratë e borxheve, dhe si ajo hyri në sallat e zhurmshme të ndërtesës !?.. Si mund t’i tregoj gjithë botës për arkëtarin që i mori paratë nga duart e saj të Shenjta pa u dridhur !?..
— O Nëna më e Shenjtë në botë, këmbanat nuk bien kur unë fle, por ato bien në çdo çast në zemrën time dhe do të bien për sa kohë që jetoj, me lot falenderimi dhe mirënjohje që më bëre të denjë të jetoj një mrekulli të tillë — mua, shërbëtoren mëkatare të Zotit.
— O Virgjëreshë e Shenjtë që je mes nesh, Ti për ne shpesh vendos besimin tonë në botë, dhe rrallëherë i besojmë fuqisë së Zotit dhe nënës së tij Virgjëreshës Mari dhe Shenjtorëve, të cilët presin nga ne, kaq shumë besim dhe përpjekje për të luftuar me ndjenjat tona !..

Burimi/Facebook/At Spiro Katundi