“Bota është portokalle”, histori që nuk duhet ta lini pa lexuar

0
141

Një ditë një burrë pa një grua të moshuar e cila ishte mbështetur në trotuar dhe kishte nevojë për ndihmë. Ai ndali makinën e tij dhe doli jashtë. Ajo dukej e shqetësuar, edhe pse zotëria…

Një ditë një burrë pa një grua të moshuar e cila ishte mbështetur në trotuar dhe kishte nevojë për ndihmë. Ai ndali makinën e tij dhe doli jashtë. Ajo dukej e shqetësuar, edhe pse zotëria po i buzëqeshte. Makina e saj kishte pësuar një defekt dhe për një orë askush nuk ishte ndalur ta ndihmonte zonjën, ajo ishte duke ngrirë nga të ftohtit. Ai e kuptoi se si ndihej ajo sepse i kishte ndodhur kushedi sa herë për veten e tij që të ngelte në mes të rrugës dhe të kishte nevojë për ndihmë. “Mos u shqetësoni zonjë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar, pse nuk futesh në makinën tënde dhe të rrish ngrohtë sa të shoh se çfarë ka ndodhur dhe çfarë mund të bëj për ty. Meqë ra fjala, unë jam Xhon, Xhon Beikër”.

Eh në fakt ajo kishte vetëm një gomë të shfryrë, por për një zonjë në moshën e saj, ky ishte një problëm goxha i madh për të. Xhoni u përkul poshtë makinës dhe po shikonte për ndonjë vend ku të vendoste krikun. Pas pak kohe ai arriti ta ndërrojë gomën por ishte bërë pis i gjithi dhe duart po i dhimbnin. Teksa po mbërthente vidën e fundit, zonja zbriti nga makina dhe nisi të flasë me të. “Nuk di si t’ju falenderoj për ndihmën që më dhatë”, i tha ajo, “Kam më shumë se një orë që rri në të ftohtë dhe askush nuk ndaloi për të më ndihmuar. Nuk e di se si do kisha bërë po të mos ishit ju”.

Xhoni thjesht i buzëqeshi dhe uli mëngët që i kishte të përveshura. Zonja e pyeti se sa i detyrohet. Çfarë do lloj shume që ti kërkonte ai, zonja do t’ia paguante me kënaqësi. Ajo mendonte për të gjitha gjërat e këqia që mund ti kishin ndodhur nëse zotëria nuk do të kishte ndaluar për ta ndihmuar. Xhoni nuk u mendua dy herë për shumën që do të paguhej. Kjo nuk ishte një punë për të, ishte thjesht të ndihmosh dikë që kishte nevojë, Zoti e di se sa herë kishte ngelur ai vetë dhe të tjerët e kishin ndihmuar. Ai kishte jetuar gjithë jetën në këtë mënyrë, ndihmonte kë kishte nevojë dhe e ndihmonin kur ai kishte nevojë. Xhoni i tha zonjës së moshuar: “Nëse vërtet do të më ndihmosh, herën tjetër kur të shohësh dikë që ka nevojë për ndihmë, ndihmojë atë person për çfarë të ketë nevojë dhe në këtë moment ‘më mendo mua’ ”. Ai priti deri sa zonja ndezi makinën dhe u largua. Ishte një ditë e ftohtë dhe stresuese për Xhonin, por ai kishte kënaqësinë e të ndihmuarit dikë në nevojë.

Pak kilometra më pas, zonja pa një kafene të vogël. Ajo u fut brenda të merte diçka për të ngrënë dhe më pas të vazhdonte pjesën e fundit të udhëtimit që i kishte mbetur. Jashtë ishin dy pompa karburanti. E gjithë kjo pamje ishte e panjohur për të. Kamarierja iu afrua dhe i solli një peshqir për të fshirë flokët që i ishin lagur. Kamarierja kishte një buzëqeshje të ëmbëj në fytyrë, një buzëqeshje të cilën nuk ia kishte larguar dot as e qëndruara në këmbë gjatë gjithë ditës. Zonja e moshuar vuri re se ajo ishte pothuaj 8-muajshe shtatzënë, por nuk kishte lejuar që dhimbjet dhe ngarkesa e shtatzanisë të ndryshonte rutinën e saj. Zonja mendoi me vete, si mundet dikush që ka kaq pak të ofrojë kaq shumë? Kjo grua duhet të ishte në shtëpi tashmë dhe të priste ditën për të lindur. Si ka mundësi që ajo është ende në punë, gjithë ditën në majë të këmbëve, dhe mbi të gjitha më buzëqesh mua dhe kujdeset duke më sjellë një pëshqir? Me siguri kjo zonjë është në pikë të hallit që vjen ende në punë në këtë periudhë të shtatzanisë. Në këtë moment asaj iu kujtua Xhoni.

Pasi zonja mbaroi ushqimin, ajo pagoi me një kartmonedhë 100 dollarëshe. Kamarierja shkoi me nxitim për të marrë kusurin në banak, por kur u kthye, zonja e moshuar ishte larguar. Kamarierja po hamendësonte se ku mund të ishte zonja. Më pas ajo vuri re një shënim në pecetë. Ajo u prek shumë kur lexoi: “Nuk më detyrohesh asgjë. Edhe unë kam qenë si ti. Një herë më ndihmoi dikush kështu si po të ndihmoj unë ty. Nëse vërtet do që të ma kthesh kusurin, ja çfarë mund të bësh: Mos e lejo që ky zinxhir ndihme të përfundojë tek ty, vazhdo të ndihmosh dikë që ka nevojë dhe ‘më mendo mua’ ”. Poshte pecetës ajo gjeti edhe 200 dollarë të tjera.

Mirë, kishte akoma shumë tavolina për të pastruar, gota sheqeri për të mbushur dhe shumë njerëz për të shërbyer. Kamarierja vijoi punën dhe pasi mbaroi turnin, mbërriti në shtëpi në mbrëmje. Ishte shumë e lodhur dhe e strapacuar dhe u shtri menjëherë. Teksa qëndronte shtrirë mendonte për paratë që zonja i dha dhe për shënimin që i kishte lënë. Si mund ta dinte ajo zonjë se sa nevojë kisha unë me tim shoq për ato para. E sidomos muajin tjetër që do të bëheshin me fëmijë të vogël do të ishte shumë e vështirë.

Ajo e dinte se sa i shqetësuar dhe në merak ishte i shoqi dhe teksa ishte shtrirë pas tij në shtrat, ajo i dha një të puthur të lehtë dhe i pëshpëriti në vesh, “Çdo gjë do të shkojë mirë. Të dua shumë Xhon Beikër.”

Mësimi:
Dikur dikush tha: Bota është portokall. Ç’të mbjellësh do të korrësh. Bëj mirë që të gjesh mirë.

Burimi/fierisot.com/