Botët tona luftojnë

0
22

Gazetarët,
poetët,
prozatorët,
novelistët, shkruajnë…

Purgatorët,
me finesa shpirtërore,
pagane,
paguajnë…

Shkrimet mezi,
paguajnë veten,
tërë jetën,
si të mjerë…

Paraja,
purgaton shpirtin,
robtuar,
që ditën që ka lerë…

Paraja,
vorbullon botën,
shkrimet,
në vetvete ankojnë…

Presin,
njerëzit lajmet,
të dinë duan,
por nuk kërkojnë…

Shmangia,
t’ agonon,
ndërgjegjen,
që digjet përvëluar…

Vetvetja,
të vret ma shumë,
se harresa,
e retrospektuar…

Përshpëritjet,
e brendshme,
duartrokasin,
shfaqjen e pa dhënë…

Bërtasin,
botët tona luftojnë,
me karakteret,
krejt të pa qenë…

Tekat rrokullisim,
rendisim,
paraqesim, veten,
pas dore pa e lënë…

Shpëtimtare,
përsëri bëhet bota,
gënjehet,
por vend nuk i zënë…
Ardiana 09/30/2019