Brizida Gjikondi, gruaja e djalit të Hekuran Isait, shpall non-grata analistët

0
63

Është seç na është, është një grua, me emrin Brizida Gjikondi…

Është një grua, që del dhe flet për çdo gjë, kurdoherë, nëpër studio televizive, kur ato janë bosh dhe nuk gjejnë dot njeri për të folur.

Kur s’ka studio bosh, ajo bën letra të hapura në trajtë shkrimesh dhe i publikon sa herë gjen vend nëpër gazeta dhe portale.

Ka një mllef dhe inat me opozitën dhe këdo që i del përpara. Një mllef më të madh se mllefi që kishte dje në diktaturë, vjehrri i saj, ish ministri i brendshëm, Hekuran Isai.

Letra e saj e fundit, gjithmonë në formë shkrimi, është një tërbim i madh kundër analistëve, që nuk mendojnë si ajo, për Sali Berishën.

Në letrën e saj ajo thotë se “këta analistë po devijojnë gjykimin kombëtar ndaj të ligës”.
Vini re, gjykimin kombëtar e përfaqëson ajo, Brizida dhe të ligën, Sali Berisha.

Nuk lë gjë pa thënë, nuk lë gjë pa llapur, kjo grua e egër, më e egër se Hekurani i djeshëm.

PS. Po nuk e besuat, lexojeni vetë letrën e saj të hapur, të qelbur, siç thotë ajo në krye të shkrimit të vet!

Qelbi moral i disa analistëve për devijimin e gjykimit kombëtar ndaj të ligës

Nga Brizida Gjikondi

Po të ishin të paktë në numër nuk do i shkruaja këto rrjeshta, por duke qënë se numri i tyre është i konsiderueshëm, edhe thënia e të vërtetave mbi ta sipas mendimit tim, kthehet në të domosdoshëm.

Filozofi francez Pierre-Joseph Proudhon, shprehej se “mediat janë varrezat e ideve” dhe këtë e ka thënë pa njohur disa opinionistë të mediave shqiptare.

Të cilët me dashje dhe me prapavijë interesash tejet personale, trumbetojnë dhe devijojnë me dashje gjykimin kombëtar në zgëqet më të errëta të shtrembërimit të mendimit dhe të realitetit që shqiptarët njohin më mirë se ata.

Ata janë maskilistë në mendim dhe kjo jo me konotacion gjinor, janë arrogantë, makiavelistë dhe shpesh edhe të palexuar, por njohës së vërtitjes në gojë të të vërtetave duke i pështyrë pastaj plot helm drejt opinionit publik.

Pozicionimi i tyre i skajshëm në krah të Berishës fshehur mbas kamuflimit mediatik, duke mbytur arsyen dhe të vërtetat historike që njohin mbarë shqiptarët, flet për lidhjet e tyre të nëndheshme, ekonomike, financiare me familjen Berisha.

Mbrëmë ishte kulmi i sulmit frontal i kësaj shpure, e cila të zezën e bëri të bardhë dhe përpiqej t’i mbushte mëndjen shqiptarve sikur cështja dhe lufta është ndaj Bashë dështakut dhe jo një luftë e paprinciptë e Berishës ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit.

Presupozohet që ata që udhëheqin qytetarët drejt mendimeve dhe gjykimeve të drejta nuk duhet të kenë interesa përsonale dhe duhet të kenë një formim minimal sidomos në fushën e së drejtës, por kjo nuk po rezulton kështu me shumë opinioniste dhe gazetarë shqiptarë.

Ti mbushësh shqiptarët me të pavërteta sikur Kuvendi i datës 11 ishte i ligjshëm dhe profan dhe t’i thuash se edhe mësymja në selinë e PD-së, biles edhe gjoja Referendumi i datës 18 dhjetor, janë po legjitim, vërteton haptaz ndikimin dhe pjesmarrjen e tyre në këtë destabilitet djallëzor që po ju ofrohet shqiptarëve.

Basha është krijesë e Berishës, që me nuhatje instiktive mbijetese doli nga radha e tij. Kuvendi i Berishes dhe vendimet e tij janë nul, dhe gjithçka që vjen mbrapa tij sidomos po nuk u zbardh me nje vendim gjykate, nuli konfirmohet. Pa zbardhjen në vendimin e gjykatës nuk mund të vazhdohet me uzurpime godine, referendume etj. Gjykata dhe vetëm gjykata i jep rrugë zbatimit të vendimeve të Kuvendit të Berishës të datës 11, po kjo shpurë qëniesh të kapura dhe mëkatare, këto të vërteta absolute dhe ligjore nuk ju interesojnë. Këtyre ju interesojnë standarti i ulët moral kombëtar që pikërisht sëra e tyre mos të bjerë në sy dhe kaosi të jetë normalitet.

Opinionistët dhe gazetarët e pushteteve ulërasin në Shqipëri sepse qetësinë e kanë të kompromentuar, pasi sic thoshte Indro Montaneli, dija dhe arsyeja flasin, injoranca dhe mëkati bërtasin.

Për fat shqiptarët shpesh kanë qënë të heshtur dhe të drejtë në mendimet dhe vendimet e tyre, askush dhe asgje s’mund t’ju tregojë të vërtetat që kanë hequr në kurriz, dhe Berisha është një nga barrat më të rënda që ky popull ka mbajtur për 30 vjet.

Tashmë Berisha është si një ofertë në paketë bashkë me këta zëdhënës të interesave dhe ynereve të tij. Spostimi i tij nga historia e shqiptarëve rrjedhimisht sposton dhe këta kasnecë që me pasuritë materiale mund të kenë blerë mikrofonat dhe bela vitën, por jo dinjitetin, sidomos atë profesional.

Burimi/tpz.al/