BUDALLAI I MËHALLËS

0
148

Kishim dikur në mëhallë,
Një djalë të gjatë por budallë,
Sillej vërdallë e shiste mend,
“Kam babain deputet n’Kuvend”

U nis budalli të bëhej sportist,
Ishte skizofren, s’ishte për sport,
Provoi të bëhej edhe pikturist,
As bojaxhi nuk u bë dot.

Në shoqëri s’u bë kurrë i mbarë,
Me gratë s’gjeti asnjëherë karar,
Kudo ku kulloti, kudo ku shkoi,
Gjithçka prishi, çdo gjë turbulloi.

U rrit debili dhe koha ndërroi,
Të merrej me politikë ëndërroi,
Edhe këtu si kudo dështoi,
Në emigracion përfundoi,

Por … ky debil e psikopat,
S’paska qenë krejt pa fat,
Poshtë urës n’Francë Nano e kap,
Dhe e sjell ministër në qeveri,
E bëri edhe Kryetar në Bashki.

Mjeshtër intrigash e mashtrimi,
Tradhëtoi shokë e shiti miq,
Vetëm për të arritur tek qëllimi,
Bashkëpunon me njerëz të ligj.

Sot ky budalla vendin “qeveris”
S’la gjë pa ndyrë e pa bërë pis,
Ka sjellë vërdallë gjithë miletin,
Po provon të bëjë dhe “mbretin”

Burimi/Facebook/Zëri jonë.USA