Bujar Nishani – Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi

0
52

Sot një Rezolutë e cila i përgjigjet provokacionit serb që synon jo vetëm destabilizimin e shtetit dhe rendit kushtetues të Kosovës por dhe për të rindezuar konfliktet e urrejtjes ndëretnike në Ballkan.
Rregjimi aktual në Beograd duke rikthyer me shpejtësi mentalitetet, projektet dhe sjelljet e kohës së Milosheviçit, ka nisur një projekt përplasje me shumicën e vendeve të rajonit përfshirë Kroacinë, Bosnje & Herzegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën.
Të gjithë ata deputetë të Kuvendit të Kosovës që miratuan Rezolutën kundër provokacionit serbomadh, i kanë bërë një shërbim të rëndësishëm jo vetëm vendit të tyre por dhe ruajtjes së paqes e stabilitetit të të gjithë rajonit.
Paqja dhe stabiliteti i rajonit tonë të përbashkët është arritur me shumë sakrifica të mëdha, masakrash, gjenocidi e spastrimi etnik.
Sakrificat e bëra kërkojnë gjithmonë vigjilencë, kurajo e bashkim, jo vetëm për të mos harruar por edhe për të mos u kthyer pas në errësirën e mendjeve të sëmura të hegjemonizmit mesjetar. 🇦🇱

Burimi/Facebook