Bujar Nishani – Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë

0
79

Lulzim Basha, sa herë që të jetë rasti të përmendet në politikë, do të kujtohet si një armik i demokracisë.
Njeriu që zhvleftësoi tërësisht institucionet përfaqësuese në parti,
Ai që asgjesoi votën e lirë, të drejtë e të barabartë në garë,
Njeriu që mohoi të drejtën e garës dhe përfaqësimit,
Ai që ju mohoi gjysmës së popullsisë të votonin në zgjedhje,
Drejtuesi që nuk lejoi të garonin e fitonin drejtimin e bashkive dhe përfaqësimin në këshilla bashkiakë të qindra demokratëve,
Personi që nuk njeh legjitimitetin e shumicës,
Kryetari që shet sovranitetin e forcës së vet politike dhe “tregton” pluralizmin,
Nuk është gjë tjetër, veçse armik i demokracisë !
Për këtë Lulzim Basha do të përbuzet sa herë të ketë memorie për sakrificat e shqiptarëve për liri e demokraci.

Burimi/Facebook