Burg e shkretine – Nga Gjoke Vata.

0
132

O Shqipni qe t’ krijoi Zoti
Me cdo t’mire qe ka natyra,
Vec nji here te qeshi ftyra,
Kur t’duel zot Gjergj Kastrioti.
Erdh nji mij nandqind dymbdhjeta
E u mendue rilindja jote,
Por t’tha ndryshe e verteta,
Tha ashtu si nuk do t’dote.
Prandej sic e dime te tane
Me ato vargje qe ka lane,
Fishta tha:” Te kndojm moj zane,
Te vajtojme deshta me thane.”
Megjithkte nuk u shue shpresa.
Nsaj t’shqiptarve me ideal,
Perparimi cal me cal,
Nisi me na prije kahe kthesa.
Por Shqipni shtetasit tu,
Qe shqiptare s’ ke si u thu
Ne nji dore flamurin tand,
N’ tjetren drapen e cekan,
T’ bane clirimin gjeografik,
Me pushtim ideologjik,
Qe asht pushtimi ma tragjik.
E autori i tragjidise,
Me aktoret e kerdise,
Shqipetaret e perpjekjes,
Me te ndrite ty o Shqipni,
I bane fill viktima t’vdekjes
E ndertuen”Njeriun e rije”
E si c’je tue pa e ndi,
Hymnizojne demokracine,
:” Liri, demokraci”
E nga burg po t’shndrrojne n’shkretine.

Burimi/Facebook