Café francophone

0
1033

Shkruar nga Klaudia Haxhari

Për hir të momenteve të bukura të kaluar në një shoqëri frankofone dhe dashurisë për gjuhën frënge dhe kulturën frënge në tërësi , u mblodhëm të gjithe bashkë në një kafe frankofone duke shijuar një bisedë të këndshme mbi tema të ndryshme në lidhje me aktivitetet tona aktuale dhe lidhjes tonë të përbashkët mbi kulturën franceze . Të pranishëm ishim Presidentja e Mësuesve të Frëngjishtes në Shqipëri Znj. Lindita Trashani që për ne aty ishte mësuesja e grupit të Frëngjishtes në Aleancën Franceze në vitin 2015, Marjana Nënshati me profesion të vërtetë të sajin mësuese, Ejona Spahiu inxhiniere, Arbi Ulqini financier dhe bankier në një institucion financiar në qytetin e Shkodrës dhe Klaudia Haxhari financiere në Hotelin e vetëm me 5 yje të Zonës së Veriut. Momentet e kaluar gjatë këtij takimi të këndshëm me sollën në memorie dhe më shumë kujtime të tjera në raportin tim me kulturën franceze.

Fotografia e Klaudia Haxhari


Gjuha frënge ka qëne gjuha e parë e huaj e mësuar në shkollen fillore në klasë të tretë, viti 2003 Shkolla “Martin Camaj”, e më pas përgjatë gjithë gjimnazit në shkollën e mesme “Atë Pjetër Mëshkalla” 2007-2011 për shkak të dëshirës të jem sa më afër me kulturën franceze, zgjodha si gjuhë të dytë gjuhën franceze mes italishtes, gjermanishtes dhe spanjishtes. Si dhe po të njëjtën gjë bëra dhe në universitet. Gjithë këto vite dëshira ime për tu bërë pjesë e një ambienti frankofone vazhdoi. U bëra pjëse e Aleancës franceze në qytetin e Shkodrës për të mësuar më shumë nga ajo që sjell kultura franceze. U pajisa me certifikatën time Delf të Gjuhës Franceze në nivelin B2(viti 2015). Po në të njëjtin vit u bëra pjesëmarrëse e shkollës së verës të organizuar në ambientet e Shkollës të mesme të Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër me koordinatore po Lindita Trashani, me mbështetjen e shoqatës NECAL me qendër në France me objektiv shkëmbimin edukativ dhe kulturore të Francës me Shqipërinë, për të krijuar lidhje miqësore franco-shqipëtare, mbështetur në gjuhën dhe kulturën franceze.

Fotografia e Klaudia Haxhari


Nëpërmjet një pjesë të vogël teatrale “La legende du teatre” me subjekt të Legjendës të Rozafatit,ku objektivi nuk ishte tashmë krijimi i Kalasë të Shkodrës por të teatrit të parë në botë. Një pjesëz e bukur e krijuar e cila u shfaq për kënaqesinë e të gjithë frankofoneve si në Shkodër në ambientet e shkollës “Prenk Jakova” , si në Tiranë në kuadër të Pranverës Frankofone 2015 në prani dhe të vetë Ambasadorit të Francës në Shqipëri Z. Bernard Fitoussi.
Në mbrëmjen e sotme, pas festave të fundvitit në ditët e para të vitit 2020, u mblodhëm sërisht për të vazhduar bisedat tona franceze dhe duke shpresuar në sa më shumë kafe të tjera francofone ku do flitet vetëm frëngjisht.

Les café francophone sont de retour… Rendez-vous!!!

Fotografia e Klaudia Haxhari
Fotografia e Klaudia Haxhari
Fotografia e Klaudia Haxhari
Fotografia e Klaudia Haxhari