“Çdo gjë për Kombin Shqiptar”

0
86

Lord Bajroni: “Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët
S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq
pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”
Unë do të shtoja: Janë nëpërkëmbur 15 shekuj më parë nga Europa Katolike e Ajo Islamike.

KUVENDIi:

Fjala e St. Ing. Frederik Ruço:

Kuvendi që po bëjmë sot, është e një randësie nga më të veçantat, po hedhim hapin e parë seriozisht për zgjidhjen e çështjes Kombëtare të shqiptarëve. Është për njohje të mëtejshme për të nisur rrugën e zgjidhjes së problemit të bashkimit të shqiptarëve në një shtet të njësuar të vetin. Gjithashtu për Përmirësimin e jetës së 7 milion shiptarëve në Ballkan, si dhe motrave e vllezërve të një gjaku që jetojnë nëpër botë, ku Ato si askush tjeter në botë, kanë mbetur pa shtet.

Me një shtet të përbërë vetëm me shqiptar, shpëton dhe nga qasja e politikës sllaviste në Shqipëri, nuk do të këtë më të nëpërkëmbur, gjithashtu rregullohet dhe imazhi i shqiptarëve ku jetojnë nëpër botë e Ballkan.. Kuvendi që po zhvillojmë sot, nuk është një Kuvend Albanologjik gjuhsor shkencor. Sepse ka 76 vite, që shtrohet çështja e jetës sociale, dhe e bashkimit të mëndjes së çdo shqiptari në nji, për bashkimin kombëtar. Ku ende s’po ndodh për shkak të trysnis që i bëhet politikës shqiptare nga konspiracionet.

Atdhetarët e ardhur në këtë Kuvend, nga Diaspora, trojet etnike si dhe nga Shqipëria Londineze, duhet të Jenë të ndërgjegjshëm për të dhënë mendimin, për zgjidhjen; se si të pastrohet politika shqiptare nga sllavizimi shekullor, dhe përmirësimi i jetës sociale. Ky Kuvend nuk duhet të nëpërkëmbet i cili për nga rëndësia është pasardhëse e shumë Kuvendeve paraardhës që Janë bërë për zgjidhjen e çështjes së 7 milion Shqiptarëve, të coptuar me dhunë në 6 shtete të Ballkanit. Të gjitha Kuvendet Janë bërë që Të bashkohen Shqiptarët në një shtet të vetin Ligjor demokratik e të pavarur. Shumica e Kuvendeve në fjalë, kanë dështuar nga trysnia e konspiracioneve të ndihmuar dhe nga oportunistat e shqipfolsit me banim në Shqipëri. Kuvendet që nuk kanë dështuar Janë: Kuvendi I Lezhës 1444 dhe Ai I Lushnjes. I Pari; shteti jetoi për 25 vjet pa ndërhyrje nga jashtë; I Dyti njohu Shqipërinë në OKB. Konkluzioni: kur s’ka ndërhyrje shteti funksionon.

Të Nderuar atdhetar; duke shfletuar e sistemiar dokumentat e punës time 30 vjeçare u ndesha dhe me programin jo definitiv, mbi iden e platformës ndaj qëllimit për të realizuar iden e KAUZËS, Atë të bërjes së një shteti unik vetëm me atdhetar në Shqipërin Natyrale. Ky KUVEND; mund të sjelli risi dhe të nxit frymën Kombëtare, për një shtet të vetin ligjor demokratik dhe të pavarur nga konspiracionet. Pas përfundimit të punimeve, do hartojmë, për të bërë edhe tre kuvende pas Saj: në Kosovë, Ilirid dhe Mal Të Zi. Pas këtyre Kuvendeve do të mbahet një i Madh, që mund t’a quajmë Forum, ose “Lidhja Shiptare në Botë”.

Komenti i Frrderik Ruço:

Për fillim mendova t’a quajmë “Forum Panshqiptar, për të hapur rrugën për progresin poilitik në demokratizimin e Shqipëris. Si fillimi ka shumë randësi bashkimi i mëndjes si faz e parë, dhe më pas bashkimin e trojeve etnike në një shtet njësuar të vetin Ligjor demokratik dhe të pavarur nga konspiracionet.
Forumi në organikë do ketë obligimin e Saj kryesor tek Departamenti
I Jurisprundencës (Shkenca e drejtësisë), i cili mbikqyret nën diktatin e Juridiksionit (e drejt e një organi për të zgjidhur çështjet administrative).

KËRKESAT:

  1. Individët që e ndiejnë se do hedhur zemra Shqipëris për një shtet të vetin me atdhetar, fillimisht duhet të prezantohen me një sivi kush janë, çfarë kanë bërë e dhënë familjarisht në jetën e tyre shoqërore; duke filluar nga viti ‪1941-90 e deri më tani. Në këtë proces nuk përjashtohet as diaspora. Çdo individ që vjen në këtë tyezë, nuk duhet të mendojë për karrige, por për të gjetur njeriun e përshtatshëm që të rrijë mbi të, dhe të ushqejë mendimin e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetin Ligjor demokratik dhe të pavarur nga të huajt.
  2. Programi I miratuar nga Ky Kuvend do zbatohet nëpërmjet Forumit i dalë po nga ky Kuvend. Të gjithë jemi numëror dhe, persona të rëndësishëm, por vendimet do merren në mënyrë kolegjale, “NJISHI”nuk do ekzistoi. Personi që do jetë i zgjedhur në krye të Këtij Forumi do të luaj rolin kryesor në zbatimin e programit, si pas mendimit të shumicës. Si individ, Ai përfaqësohet vetëm në shkresat zyrtare të miratuar nga Forumi.
  3. Anëtarët për t’i Ju përshtatur karriges së pushtetit, fillimisht nuk duhet t’i ekzistojë mentaliteti të luftoj për Të,sepse po u kthye ambicja në egocentrizëm nuk jep fryt, duhet egocentrizmi të kthehet në ambicje. Kemi 75 vjet që karriget pushtetore i ka vendosur njëshi; në të ardhmen do të jetë mendim kolegjal për të vënë të merituarin. Dëshira e secilit nga Ne duhet të jetë bërja (krijimi) i një shteti ligjor që në institucionet e saj të mbizotërojë fryma Kombëtare dhe aftësia profesionale të bazuara në shkencat përkatëse. Anëtarët duhet të sjellin: Çertifikatën e gjëndjes civile famijare, mundësisht të vitit ‪1941, pra, paraardhjes së komunizmit dogmatik fallco në Shqipëri, dëshmin e penalitetit, dhe kartës së identitetit të shoqëruar me fotokopje me ngjyrë. Kjo kërkohet për efekt konspiracioni.
  4. Individi që të jetë anëtar i këti forumi, duhet të lëshojë një deklaratë që ka ardhur papretendime. Kjo do të thotë dhe si kontriubut për të vendosur njeriun që e meriton karrigen e cila do kouptuar se që aty fillon shteti ligjor demokratik për të cilin ka nevojë shoqëria shqiptare, jo si kanë vepruar gjatë trnzicionit dy partit e mëdha. PD që erdhi në pushtet në vitin 90, si domosdoshmëri në politikën shqiptare e krijojë dhe e ristrukturojë PPSH ishte një goditje tjeter për demokracinë, të drejtave dhe lirit të njeriut. Filloi përsëri riskllavërimi i politikës sllaviste në Shqipërisë, pra, për të vazhduar pushtetin pafundsisht. Që do të thotë: u mbështet pikërisht në të kaluarën e individit, të familjes, dhe çfar rroli ka pasur ai dhe pjestarët e familjes së tij në rrethin shoqëror, para vitit 1945. PD nuk vuri në karriget e pushtetit njerëz që ishin jasht sistemit stalinist-enveris, sepse dhe PD u krijua po nga mitra e këtij sistemi. PD vuri pikërisht në pushtet njerëz të kontrolluar, sidomos në postet që vërtet ishin të rëndësishme. Pra, vuri të besuarit e sistemi enverist. Trashëgimtarët që sot janë në pushtet e në Kuvendin e Shqipërisë, nuk kanë lejuar që kundërshtarët të jenë jashtë sistemit që tham më lart.
  5. Grupi i punës i përbërë me atëdhetarë, pra nga Forumi që do dalë nga Ky Kuvend, nuk kanë pse të përjashtohen nga kjo formulë, pra të kontrollohen njerëzit që duan të hyjnë në këtë garë. Platforma që PKSH shtroi në formimin e saj kur u themelua më /08/11/1941/ ishte që Shteti të drejtohej nga një parti ( monopartiak), rrezutati i jetës sociale që ndërtuan ato dihet rezultati. Ne nuk duhet të bëjmë të njëjtën filozofi. Po atëdhetarët çfar Duan? Duan të ndërtojnë një shtet jo si ato, por, një shtet ligjor të pavarur e demokratik rreal. Parashtroj: Nëse ka për të shtuar a po për të hequr nga programi që u shtrua sot para kuvendit, nga ana ime; është a po jo i mirë pritur për të gjithë të pranishmit, kanë të drejtën të korigjojnë; pra të shtojnë ose të heqin, nga kjo promemorje.

St. Ing. Frederik Taqo Refael Ruço
Tiranë/14/09/2019/