Celulari – Qinito nga Arben Hoxhaj

0
452

Kisha shkuar ne Greqi per visite . Vendi ku kisha qendruar ishte i bukur dhe bregdetar. Fshati quhej Karakohor dhe ishte fshati i lindjes se kryeministrit grek Kosta Simitis. Si cdo gje tjeter vendi dukej pjeserisht i virgjer dhe zhvillimi turistik sapo kishte prekur zonen perreth. Po ndertoheshin vila te bukura dhe te sistemuara. Austriaket dhe Gjermanet kishin filluar te blinin dhe te ndertonin komplekse turistike ne toka dikur bujqesore. Kishte filluar te transformohej ne toke per ndertime dhe kjo e gjitha duke ruajtur ambjentin dhe lidhjet e komplekseve me detin . Me rruge te asfaltuara dhe me nje planimetri te qarte dhe te publikuar ne vende te dukshme, me tabela te medha, qe te tregonin se si do te ndryshonte zona ne te ardhmen e afert.

Pothuajse cdo dite dilja me Nikon, kusheririn tim te madh. Ai eshte vetem dy vjec me i vogel se une dhe keshtu ne na shkonte biseda se bashku. Vendi ishte i bukur dhe ndonese ishte shkurt, cdo gje ishte si te ishte pranvere, pasi dhe koha po mbante e mire. Lule kishte gjithandej. Tek shtepia ku rrinim, ishte nje lule e madhe dhe ajo kishte celur duke ja shtuar dhe me shume bukurine ketij vendi. Nga soleta e shtepise shikoje ne te dy anet detin dhe cdo gje ishte e bukur dhe fantastike. Prane saj ishte komuna dhe kisha e fshatit. Ne shtepine qe rrinim, kishte te gjitha llojet e ngrohjes, me panele diellore, me gaz, me energji elektrike dhe soba me dru. Perreth shtepise ishte nje bahce e madhe me limona, portokalle dhe mandarina. Qendra e fshatit ishte vetem dy minuta larg, ku kishte kafeteri dhe dyqane. Ne darke, qendra e fshatit ishte ndalesa jone e fundit pas nje dite te lodhshme. Pothuajse cdo dite merrnim bicikletat dhe benim kilometra te tera ne rruget e shtruara me asfalt, duke shijuar keshtu aromen e detit dhe klimen e ngrohte. Ditet me diell sikur te ishte pranvere, do te benin qe tre dite te laheshim ne det. Limonat,mandarinat dhe portokallet ishim pa mbarim. Duke filluar nga shtepia ku rrinim dhe gjithandej ku udhetonim dhe leviznim, here me makine dhe here me bicikleta.

Nga kodrat e bukura shihje portin e Katakules, i cili po ndertohej dhe do te shnderrohej ne te ardhmen e afert , ne nje port te rendesishem per zonen. Uji i detit kishte nje kthjelltesi te papare. Gjithe zona pergatitej per sezonin turistik dhe greket mundoheshin te benin gjithshka per te pritur sezonin turistik te radhes dhe per te marre nga ai shuma te konsiderueshme , me pak pune dhe duke siguruar keshtu nje mireqenie per vete dhe familjet e tyre. Ndihmese e madhe ishte puna e bere nga emigrantet shqiptare, te cilet ishin te shumte dhe punonin nga mengjesi ne darke per shuma te vogla parash dhe pa shume pretendime. Kombinimin e shkelqyer te natyres me detin, grekerit kishin ditur ta shfrytezonin me se miri dhe Karakohori, nje vend ku rrinin korbat te kthehej ne nje vend turistik shume i kerkuar nga turistet e shumte, sidomos austriak dhe gjermane, qe kidhin pothuajse te pronotuar gjithe zonen. Ky zhvillim i menjehershem dhe per faktin qe Greqia priste lojrat olimpike, per te cilat pregatitjet dukeshim serioze dhe puna e shqiptareve isha i bindur se do t`i ndimonte per te bere me te miren e mundshme. Ne kete zone ku ndonese ishte shkurt, mund te quhej nje pranvere e vertete dhe nje bukuri qe rralle ndesh me nje ambient shume miqesor i cili do te linte kujtime te bukura, te ciliat do te ishin te paharrueshme per mua.

Pershkruani vendlindjen tuaj.

Ne netet e gjata te dimrit krahas televizorit, Nikua ndiqte pothuajse cdo dite “Radio Tiranen”, programin per bashkatdhetaret. E ndiqte gjithmone edhe ne rastet kur kanalet greke kishin programe interesante, do te shkonte tek dhoma tjeter t´a degjonte vetem . Ishte program i tij i preferuar. Sic duket largesia nga vendlindja dhe mospasja e mundesise per t`a vizituar, kishin bere te veten. Pasi nuk mund te quhet larg Greqia nga Shqiperia. Por mungesa e disa dokumentave, lista e gjate e dokumentave te tjera qe kishin bere dhe koha e gjate e pritjes jua kishte shtuar mallin shqiptareve dhe e degjonin me endje kete program.

Ne “Radio Tirana” vazhdonte te jepej program per bashkatdhetaret dhe Nikua kishte filluar ta degjonte rregulisht. Ishte nje rubrike ku thuhej “Pershkruaj vendlindjen”. Ku dergoheshin letra nga bashkatdhetaret dhe me te mirat lexoheshin ne studio. Me iniciativen dhe kembenguljen e Nikos filluam te gjithe te shkruanim. Ne shkruanim jo per t´i derguar ne” Radio Tirana”, ne programin per bashkatdhetaret, por per veten tone dhe per te plotesuar nje deshire te Nikos. Shkrimet tona jane perseri ne te njejten fletore qe jane shkruar ne ate kohe.

Fillova une i pari .Fshati im eshte fshat kodrinor. Nga kodrat e fshatit tim, perendimi i diellit mbi ishullin e Sazanit eshte gjeja me e bukur qe perjetonim. Era e detit haste pengesen e pare ne kodrat e fshatit tim. Fshati qe i ka dhene shume historise se vendit tim. Eshte krijuar ceta e pare kunder fashizmit dhe seksioni i pare i luftes kunder komunizmit ne jug te Shqiperise. Historia i ka rezervuar ketij fshati, qe me njerezit trima dhe punetor, te ishte ne balle te historise se zones por dhe te gjithe jugut. Vota e tyre per demokracine do te ishte nje tjeter pike e forte, sipas meje, per te pershkruar fshatin tim te lindjes . Shtrirja nga Gjanica deri ne Vjose, i jep vertet nje pozicion te bukur. Qershite e embla te fshatit tim jane te famshme ne gjithe vendin. Me nje nentoke te pasur sa dhe Kuvajti. Shkruaja se ne tokat e gjyshit tone ka dale Fontana me e madhe me nafte, pusi i famshem qe u dogj per disa vite. Nentoka e pasur me nafte, qershite e embla dhe njerezit punetore dhe liridashes, do te ishin pershkrimi qe do t´i beja me pak fjale fshatit tim.

I dyti do te fillonte Nikua, i cili si pak artist qe eshte pasi do te pershkruante pothujse me te njejtin pasion natyren e bukur ,vinte theksin tek grupet e shumta muzikore dhe tek jeta e gjalle dhe aktive e te rinjve te fshatit . Vendet arkeologjike si ,Gradishta dhe pasuria e rralle e naftes se fshatit numer nje ne Shqiperi. Bukurite natyrore fillonin nga lumi Gjanice deri tek fushat dhe kodrat e bukura.

I kerkuam te shkruante Jorgua i treti. Ai nuk pranoi duke thene se ishte i pari i demokracise ne fshat dhe se nuk donte te shkruante. ”Nuk do apo nuk di” e ngacmoi Nikua. Me pas erdhi Fredi .Djale punetor dhe pa fjale. Na pyeti se cfare po benim dhe i thame se po pershkruanim fshatin tone te lindjes . ”Do te shkruash dhe ti” ?

Shtepia ku ata rrinin, ishte e bukur dhe e ngrohte dhe bente qe netet e gjata te dimrit te kalonin si pa u ndier. Fredi filloi te shkruaj .” Fshati im ashtu si e gjithe Shqiperia, vazhdon te jetoje ne varferi dhe mjerim . Vuajtem ne kohen e regjimit komunist dhe perseri po vuajme. Humbem kursimet tona te mbledhura me mund , djerse po edhe me gjak jashte shtetit. Atje nuk ka prespektive. Kur shkonim per pushime ne Shqiperi dhe fillonim te punonim token tone, banoret e fshatit tim na pyesnin ”Pse punoni ketu. Ju jeni me pune ne Greqi”. Thua ti se ne ketu po punonim zyrave. Njerez qe nuk punojne token e tyre dhe qe nuk kane asnje vizion per prespektiven e tyre. Mungojne uji i pijshem ,rruget dhe telefoni ne fshat. Problemet idiote te pronesise, qe per hic gje marrin jete njerezish. Une kam nje kerkese per djemte e rinj te fshatit tim dhe te gjithe Shqiperise”

shkruante Fredi ne pershkrimin e fshatit te tij.” Te largohen nje sahat e me pare nga fshati se atje nuk kane asnje perspektive. Prespektiva e tyre eshte ketu ose ne ndonje vend tjeter europian, atje ku ata kane mundesi te shkojne dhe te stabilizohen per te krijuar nje jete me te mire”.

Pershkrimi i Fredit ishte realist, por u paragjykua nga ana jone. Arsyeja qe ai ishte i merzitur,sipas nesh, ishte vetem leket qe kishte humbur ne firmat piramidale, por e verteta ishte me te . Dhe koha tregoi se Fredi kishte te drejte. Tani pas shume vitesh , rinia pothuajse e ka humbur interesin per fshatin dhe ka emigruar ne vende te ndryshme te botes.Origjinalet e shkrimeve duhet te jene akoma atje dhe do te doja t´i lexoja edhe nje here dhe ti ruaja ne arkivin tim.

Peshkimi .

Duke qene se une dhe Nikua ishim te ngeshem, morem bicikletat dhe shkuam nje dite ne Pirgos dhe ne nje dyqan bleme grepa dhe fillespanje per te gjuajtur peshk. Kisha degjuar nga disa shoke qe ishin te apasionuar pas peshkimit, se ishte bukur. Oret kalonin shpejt ndonese ti je i lidhur me ujin dhe pret gjate per te kapur peshk. Nje arsye me shume ishte se kur dilnim anes detit, ne shikonim ne ujin e paster tufa me peshq te medhenj, qe leviznin afer bregut. Keshtu ne kishim zgjedhur vendin ku do te peshkonim pasi ishim te bindur se aty kishte peshk. Tufa te tera me peshq leviznin te pashqetesuara ne det. U kthyem ne shtepi dhe te nesermen vendosem te shkonim per te gjuajtur peshk. Rruges takuam Jorgon.

”Ku do te shkoni?” pyeti ai.

“Ne det per te gjuajtur peshk” i thame.

”A do te zini ju peshk!!!” tha ai me qesendi dhe filloi te qeshte.

Po te njejten gje beri dhe Fredi. Rruga deri ne det ishte e shtruar deri ne nje fare vendi dhe ne pasi lame bicikletat shkuam ne buze te detit. Bregdeti shkembor na jepte mundesin te qendronim mbi nje shkemb te madh dhe te hidhnim grepat ne uje. Kaloi nje kohe e gjate dhe une u merzita. E dija qe normalisht per te gjuajtur peshk duhej te prisje 10-15 minuta dhe pastaj duhet te nderrosh grepat ose vendin. E lashe grepin ne uje afer Nikos dhe fillova te vrapoj anes detit. Pasi kisha bere disa vajte- ardhje pergjate gjirit te vogel me rere, Nikua thirri ”E zura” Gezimi yne ishte si te kishim gjetur ndonje thesar. Kjo edhe per qesendisjen qe na bene ata cunat. Peshku po leviste ne grep dhe Nikua me tha qe te heq grepin. Ne gezim e siper, une fillova te hiqja grepin, por peshku levizi dhe ra ne uje.

”C´fare na bere!” tha Nikua

”Mezi e kapa”. Peshku ra ne uje te ceket dhe brenda disa gureve te vegjel. Nuk prita dhe i rashe me dore forte mbi kurriz. Ishte peshk me kreshte dhe me cpoi doren keq. Me dhembi shume dhe nga dora filloi te me dilte gjak. Por nuk u dorezova. Mora nje dru te thate qe ishte aty, e ngula tek koka e peshkut dhe e nxora ne rere . Peshku filloi te levizte dhe une e shtyva me kembe drejt reres dhe u sigurova qe te mos shkonte me ne uje. Filloi te me dhimbte dora. I thashe Nikos, po ai nuk besonte dhe thoshte se nuk ke gje. Ai si per inat te Jorgos dhe Fredit si dhe per qejfin tone filloi te zinte peshq me radhe. Pasi kapi disa te tjere , i thashe se ishte koha per te ikur ne shtepi pasi une nuk po ndihesha mire. Nje grek i shendoshe “ Kacarola” e therrisnin, i foli Nikos. Nikua i tregoj atij per doren time qe po me dhimbte shume. “Eshte e rrezikshme“ tha ai “duhet ta cosh ne Sokomio” .Fjale te cilat une e kuptoja. Ishte spitali. Ai tha se ishte peshk i rrezikshem dhe mund te krijonte komplikacione ne zemer. U nisem per ne shtepi. Nikua perpara une pas, por nuk po ecja dot, kisha dhimbje te madhe. Nikoja donte t´i tregonte Jorgos dhe Fredit se ishim te zot dhe per te zene peshk dhe se tallja dhe qesendija e tyre ishte e pavend. Shkuam ne shtepi, por dora vazhdonte te me dhimbte. Nikua filloj te pastroje peshqit.” Hajde dalim ne qender dhe mbase shkojme ne spital” i thashe. Tek klubi i fshatit takuan Panon, nje peshkatar i vjeter qe furnizonte gjithmone me peshk te fresket dyqanin e fshatit.

”O sa mire qe te takova” i tha Nikua Panos ”Kemi nje problem”. Dhe filloi ti tregonte peshkatarit grek historine se c´fare kishte ndodhur me mua.

Fillova ta shikoj ne sy Panon, po ai sapo j´a shpjegoi Nikua dhe i tha se cfare lloje peshku ishte ai, qeshi

”Nuk ka problem” tha ”mbaje doren per disa ore ne uje te ngrohte dhe kalon. Por mos u bej merak, dhimbja do te mbaje per disa dite por dhimbja e madhe do te largohet ”. U pershendetem me Panon dhe u kthyem ne shtepi . Tenxherja me uje te ngrohte, dora ime e vendosur ne te dhe me doren tjeter konsumoja peshkun e fresket dhe shume te shijshem, te cilin ne e kishim kapur vete, do te linin gjurme ne memorien time. Ne shtepine ku rrinim erdhen Jorgua me Fredin dhe ju dhame dhe atyre peshk te fresket por mbi te gjitha ishim krenar se kete peshk e kishim zene vete . Ndonese dora vazhdonte te dhimbte, une dhe Nikua kishim realizuar qellimin tone, jo vetem qe kishim shkuar per kenaqsine tone per te gjuajtur peshk, por edhe kishim tejkaluar parashikimet e Jorgos dhe Fredit. Kishim kapur peshk dhe ate e kishim gatuar vete me gjithe te mirat qe te afron klima e mrekullueshme mesdhetare e vendit ne te cilin ishim.

Celulari

Ideja per te pasur celular eshte nje kerkese e kohes dhe sidomos per rinine kjo eshte e kuptueshme. Si nje mjet komunikimi i persosur. Qe kur kisha lexuar ne revisten “Shkenca dhe Jeta” per shpikjen e telefonit celular nga Martin Coper me 3 Prill 1973, projekti i pare dhe nga shitja e celularit te pare 4000 dollare, kishte kaluar shume vite dhe teknologjia te cilen ne e lexonim si kuriozitet ne kohen e komunizmit, tashme me hapjen e Shqiperise dhe me ndryshimet demokratike ishte bere realitet. Ideja e te pasurit nje celular ishte e kohes. Tashme celulari po behej nje nga objektet e domosdoshme te jetes se perditshme. Kjo dhe per te komunikuar lehtesisht me njeri – tjetrin dhe me familjet tona shume larg, pertej vendit ku ishim.

“Duhet te blesh nje qinito” i thote Nikua Jorgos.” Ti ke mundesi, pasi ke dhe letrat greke dhe ke mundesi ta rregjistrosh ne emrin tend”. Per te marre nje telefon mobil duhej te rregjistroje emrin dhe te kishe dokumenta te rregullta. Jorgua po hezitonte. Me ne fund ai vendosi ta blinte. Shkoi ne Pirgos dhe bleu celularin. Ketu fillon dhe ajo qe me ka bere qe te mos harroj dhe sa here bie fjala per mobil, mendja me shkon tek qinitoja i Jorgos. Jorgua bleu qinito. Ishte i gezuar dhe erdhi na i tregoi ne darke.

”Bleva celularin” tha ai

”Oh, shume mire,” thame ne ”na jep numrin”. Jorgua u nxeh

” Une te jap numrin dhe pastaj njerezit vetem te me marrin ne telefon dhe nuk me lene te punoj.” ”Nuk te merr njeri, te pakten nga Shqiperia jo” i thote Niko ”pasi kur ju merrja juve ne telefon, me ikte 10 mije lek-shja per dy minuta dhe nuk flisja dot gjate.”

Dhe ketu filluam te mendonim per odisene me PTT-te, per tu lidhur ne telefon me jashte shtetit, kur duheshin ore te tera per tu lidhur dhe mbaruar pune.

“Nuk te merr njeri ne telefon” i thame ne,por Jorgua nuk jepte numrin e qinitos. Ne fillim na u duk shaka, por ditet kalonin dhe Jorgua nuk po jepte numrin e qinitos. Nje nate Niko i kerkoi perseri numrin por ai nuk e dha. Niko shkoi me larg duke i thene se ti edhe po ta cosh numrin ne “Radio Tirana” prap nuk te merr njeri ne telefon. Por Jorgua vazhdonte ne te tijen. Nikua kishte filluar te kuptonte dhe te lexonte greqisht. Nje dite ai i gjen kontraten e Jorgos per qiniton dhe aty gjen numrin.

“Gjeta numrin” me thote. Dhe ne si perdite do te mernim bicikletat dhe do te dilnim. Perballe shtepise ku rrinim, nje shtepi ebukur dhe e rrethuar me portokalle dhe me limona, aq sa kur donim ndonje kokerr limoni e merrnim ate nga dritarja e shtepise, ishte nje zyre e komunes dhe atje punonte nje zonje e bukur. Nikua shpeshhere i dhuronte zonjes lule nga lulje e madhe perpara shtepise se tyre. Nje dite ne shkuam ne zyre e saj.

”A e mban mend numrin e Jorgos” i thashe Nikos.

” Po” tha Niko.

” Ma jep” i thashe Nikos.

Nikua me dha numrin dhe une ju drejtova zonjes se bukur qe punonte ne zyre.

”A ka mundesi te marr nje numer ne tel? ”

”Sigurisht” tha zonja me miresjellje.

Une i rashe numrit dhe me me fund ai u pergjigj. Ishte Jorgua vete ne anen tjeter.

“Si je? Si po ja kalon? “e pyeta.

“Mire jam.” me tha

“Po ata cunat aty, si jane?” i thashe.

“Shume mire jemi . Po ti kush je? ”

Mbeta dhe nuk dija si ti pergjigjesha. Zura mikrofonin e telefonit me dore dhe i thashe Nikos

” Kush jam une?”

”Djali i tezes nga Lushnja, Toni” u pergjegj Nikua aty per aty, sikur ta kishte menduar se si do te ecte biseda me pas.

” Si po ja kalon”? me tha.

”Mire, si ne Lushnje. Po ti? Se eshte edhe Shen Valentini neser.”

”Oh shume mire.Do te dal me gocen e pronarit dhe do te shkojme ne Pirgos”.

“Oh, si lume ti! Shume mire, paske marre dhe celular!” i thashe

” Po e mora!” tha ai .

“Epo mire, behu te fala atyre cunave nga une dhe ia kalofshi mire”. i thashe. Per Jorgon isha i pari qe kisha folur qe kur mori qiniton dhe ai sa nuk fluturonte.

”Gjithe te mirat dhe beji te fala tezes”. U pershendetem dhe une mbylla telefonin dhe pasi falenderuam zonjen, dolem jashte. Duke qeshur i thashe se do ta kuptoje pasi pyetja e pare qe do ti shkoje ndermend do te jete” Kush ja dha numrin e qinitos djalit te tezes!?

”Jo, asgje nuk ka kuptuar.”me tha Nikua. Dita vazhdoi normalisht dhe ne mbremje ne po rrinim dhe po shikonim televizor. Dera e dhomes ku rrinim hapet furishem dhe Jorgua futet me gjithe kapadaillekun e tij.

” E dini ku ka shkuar numri im i qinitos?” tha ”Keni te fala nga Toni i tezes nga Lushnja. Sot me mori ne telefon ”. Ne te dy shikuam njeri- tjetrin dhe nuk po mbanim dot te qeshuren.

” C´fare te tha?” e pyeti Nikua dhe filloi gjoja te beje ndonje pune ne dhome, vetem per te mos i lene te kuptonte se po qeshnim me te.

“Po ju c´keni? Pse qeshni?”

”Oh, ne sot vetem kemi qeshur kot,as vete nuk e dime se pse.” tha Nikua ,per ti lene qe te kuptoje se ne e dinim kush e kishte marre ne telefon. Por Jorgua vazhdoi

”Dhe thoni ju qe nuk iken numri i celularit”.

”Po kush ja dha?” pyeti Nikua.

”Nuk e di, po numri im iken dhe te gjithe e kane tani”. U munduam te ndryshonim biseden dhe ta pyesnim se c´fare do te bente te nesermen se ishte dhe Shen Valentini ,por Jorgua nuk kishte ndonje plan, vetem do punnonte dhe asgje me teper. Biseda vazhdonte dhe une shikoja Nikon dhe vetem qeshnim . Ndryshimi i bisedes nuk ndihmonte per gje. Jorgua ndenji pak dhe iku. Ne vazhduam te qeshnim.

”Nuk te thashe se ai nuk ka kuptuar gje dhe se ishte tmerresisht i kenaqur nga menyra se si hyri ne dhome dhe duke thene se keni te fala nga Toni” tha Niko. Keshtu qe une ”djali i tezes se Jorgos ” qe e kisha pyetur Jorgon per Shen Valentinin, e dija se te nesermen ai nuk do shkonte ne Pirgos por vetem do punonte sic punonte zakonisht cdo dite te muajit dhe pothuajse gjithe vitin. Ditet kalonin dhe Jorgos ju nderrua emri ne ”Celulari”. ”Ku eshte Celulari? Ku ka shkuar Celulari?” Numri i qinitos se Jorgos mbeti ne xhep te Nikos dhe asnjeri nuk po e merrte me ne tel. Sic duket ”djali i tezes nga Lushnja”, nuk kishte me arsye per ta marre dhe nuk ishte as zyra e komunes hapur per ta marre ne telefon nga atje. Nje dite Jorgua kishte blere nje karte per te folur me Shqiperine dhe ia kishte dhene nje shokut te tij nga Elbasani, qe ai ta merrte ne telefon ne kohen kur Jorgua ishte ne kafe me shoke ose me greket dhe te tregonte se kishte qinito. Kete pune Jorgua e kishte bere disa here.

“Ku eshte celulari? i thoshim Fredit gjithmone .Celulari i Jorgos u be histori me vete. Nje dite tjeter kishim dale me Nikon , kur Jorgua ndaloi me makinen e grekut ( per hir te se vertetes, Jorgua ishte punetor dhe gjithe punet e grekut i bente ai) dhe na pyeti.

“ C´fare po beni?”

“Hic, po flasim per Shen Valentinin .Une isha ne Pirgos me vajzen e pronarit per Shen Valentinin” tha Niko.

“Po ti ku e kalove”me tha mua

“Une ketu si ne Karakohor asgje te vecante”.

” Po ata cunat si jane”? tha Niko dhe filluam keshtu te dy te perserisnim fjalet qe kishte biseduar Jorgua me ”djalin e tezes” .Jorgos i iku fytyra.

”A keni folur me Tonin”? pyeti ai.

”Po kemi folur me Tonin ketu” tha Nikua dhe drejtoi doren nga une.

Jorgua nuk e donte me veten mori makinen dhe u largua. Per disa dite nuk e pame Jorgon.

Ndonese kane kalur vite tashme emri i tij nuk eshte as ai shqiptar, as ai grek i adoptuar nga halli, por “Celulari”. Kjo eshte historia e celularit qe me kujtohet sa here qe kujtoj Greqine e bukur me ato vende fantastike , me njerez te mire , mikprites por dhe pak racist dhe pa dyshim me nje kombinim te shkelqyer te vlerave turistike dhe te zhfrytezuara me shume efikasitet nga fqinjet tane greke.

Arben Hoxhaj

Danimarke, Gusht 2009