Cfarë është kjo diplomaci luftarake dhe drejtësi demokrate në Gjykatën e Hagës nga BE kundër UCK ?!

0
102

Dr. Hasan Luçi

Rreth një shekulli vuajtje nën kolonizimin serbomadh, të ish mbretërisë jugosllave të Konferencës së Versajës dhe titizmit, lëvizja kosovare e kulmoi kryengritjen me në krye UCK-në si kundërveprim ndaj masakrave, genocidit e spastrimit etnik të barbarit Millosheviç në vitet ’90 të shek.XX. Ndërkombëtarët u bindën për herë të parë për këtë barbari të fundit ndaj shqiptarëve të kolonizuar, prandaj dhe presidenti Klinton, kryeministri Toni Bler, me BE e NATO-n bombarduan Serbinë për 78 ditë, e cila nga lufta e brendshme e UCK-ës e nga jashtë u dorëzua pa kushte. Por Serbia nuk pësoi aq sa meritonte, pasi vetëm pak krerë barbarë u dënuan në Hagë e aspak në Serbi, siç ndodhi edhe me hitlerianët në gjyqin e Nurenbergut. Serbia as ka kërkuar falje për masakrat, genocidet e spastrimin etnik shqiptar nga trojet e veta dhe as ka dëmshpërblyer për asgjë Kosovën. Por jo vetëm kaq.

Serbia me miqtë e saj, Rusinë, Francën etj., krijuan ngërçin në OKB me një rezolutë në favor të Serbisë, e cila mbahet fort me të edhe sot. Kosova ende nuk merr pjesë në organizatat ndërkombtare sikundër i takon, si dhe njohja e saj përfundimtare si shtet i lirë , i pavarur e sovran po shtyhet. Konferenca e Rambujesë pati edhe rrjedhoja kundër të drejtave e lirive të Kosovës. Por kryesore ishte se liria e pavarësia e Kosovës nuk u njoh menjëherë, por vetëm në 2008, duke mos u njohur ende nga të gjithë anëtarët e OKB, por edhe disa anëëtarë të BE, veç që Serbia bën ende fushatë për mosnjohje dhe disa vende e kanë tërhequr miratimin e njohjes së Kosovës si shteti më i ri në Ballkan.

Qysh pas mbarimit të luftës Kosova u vu nën drejtimin e UNMIK-ut, i drejtuar nga francez (kur Franca është mike e Serbisë), pastaj EULEX-i, që zvarritën njohjen e shpalljen e pavarësisë, edhe për faktin e drejtimit nga miq të Serbisë.Duke e vënë Kosovën nën kontrollin ndërkombëtar u përsërit mendimi i hershëm, si edhe më 1912 për Shqipërinë, se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet e cilësime të tjera dashakeqëse të krijuara nga shovenët fqinjë.Jo vetëm kaq,por pushteti nuk iu dha UCK-ës , e cila bëri luftën çlirimtare, por iu besua LDK së I.Rugovës,i cili nuk mori pjesë në luftë as me ushtrinë e FARK të Bukoshit se donte ta arrinte krijimin e republikës me politikën paqësore gandiste.Por kjo parti ishte e krimbur ngaish zyrtarët e vjetër dhe kaviet e UDB-ës.Në këtë gjendje u krijuan parti të ndryshme dhe në fakt filloi lufta për pushtet, që solli dhe vijon ende sot përçarje edhe mes ish luftëtarëve të UCK-ës.

Tërë këto veprime jo të drejta brenda Kosovës dhe zvarritjet e qëndrimet e ndërkombëtarëve për ndërtimin e shtetit ligjor kosovar etnik u shfrytëzuan në mënyrë të ethëshme nga Serbia, si nga brenda edhe nga jashtë Kosovës.Në këtë vazhdë ndikoi edhe sjellja në pushtet në Serbi deri edhe ish ministra të Millosheviçit, si u veprua edhe me hitlerianët pas lufte.Këta drejtues të Serbisë me shpejtësi mblodhën akademikët profesionistë me platformat kundër shqiptarëve, duke propaganduar sërish mitet aburde e bajate si “Kosova djepi i Serbisë” etj.kur trojet pellazgo-iliro-shqiptare janë nga më të lashtat në botë, se janë banorët e parë të Ilirisë, si quhej më parë ky gadishull kur sllavët ishin ende larg.Kështu Serbia planifikoi shumë veprime dhe u hodh në sulme në mënyrë të vazhdueshme e të ashpra ndaj Kosovës, që vijojnë edhe sot e do të vijojnë pafundësisht, se Serbia nuk heq dorë nga synimi për të dalë në Adriatik deri në Shkumbin,ku është dakort të kufizohet me Greqinë, e cila ka të njëjtat synime shovene.Këto janë platformat akademike “Naçertania” serbe e “Ideja e madhe” greke që nga 1844, si dhe ajo malazeze.

Me një herë pas luftës, Serbia nisi luftën për ta shuar simbolin çlirimtar të UCK-ës.Për këtë qëllim ajo shfrytëzoi e shfrytëzon edhe qëndrimet e shqiptarëve në të dy shtetet tona dhe të ndërkombëtarëve së bashku apo të çdo shteti anëtar të institucioneve veçmas.Ja disa qëndrime kryesore:

1.Serbia shfrytëzoi qëndrimin e PD me në krye Sali Berishën, i cili veproi hapur kundër UCK-ës qysh në hapat e parë të përballjeve me lloj lloj ndëshkimesh, duke e quajtur edhe “lëvizje terroriste” etj. deri në furnizimin e Serbisë me karburante për luftën kundër UCK-ës. S.Berisha me SHIK-un e Gazidedes bënëë arrestime dhe deri vrasje të luftëtarëve të UCK-ës në vendin tonë, takime me Arkanin etj.Me agjentë të UDB-s u vranë në Shkodër më 2 prill A.Broci etj.për të akuzuar PS-ën.Presidenti S.Berisha dhe Rugova u ndanë me njeri tjetrin qysh më 1995 si dy gjela krahinorë.Me “pëllumbat” e Bukoshit e Leka Zogun u bë edhe puçi i shtatorit 1998 në kryeministri në Tiranë etj.Një grup pedeistëstësh me vajzën e S:Berishës Argitën, Lulzim Bashën etj. punuan me UNMIK-un, por morën pjesë edhe në hetimin e “Shtëpisë së Verdhë” në Mat të diktuar nga Dik Marti apo çështje të tjera dhe u kthyen në Tiranë, ku iu dhuruan poste me rëndësi edhe në qeveri e PD sidomos L.Bashës.Sot S.Berisha e L:Basha hiqen si patriotë të kulluar.

  1. Serbia shfrytëzoi qëndrimin e LDK së I.Rugovës, i cili ndoqi pacfizmin ekstrem gandist për firore ( kur të shihte majën e veshit) me një kolonizator të trojeve shqiptare që nga 1878 me traktatin e fshehtë të Shën Stefanit, me ndihmën ruse, dhe kongresin e Berlinit nga fuqitë e mëdha.Presidenti Rugova e quajti UCK-ën si dorë e zgjatur e Serbisë dhe u hakmor kundër saj duke e akuzuar si ushtri me ideologji komuniste, enveriste, marksiste-leniniste, tradhëtare e presidentit Rugova dhe e LDK-ës etj.cilësime akuzuese.Rugova u takua edhe me Millossheviçin.Rugova i pacip guxoi e pohoi në Itali se “ Unë nuk kthehem në Kosovë pa u çarmatosur edhe ushtari i fundit i UCK-së”! Rugova e tregoi se ishte aleati kryesor i Millosheviçit për ruajtjen e Kosovës koloni. Rugova e Bukoshi me FARK-un, si ushtri paralele, i ngritën disa kurthe UCK-ës, duke vepruan si ballistët e zogistët kundër LANC-it në Luftën e Dytë Botërore, që të merrnin pushtetin pas humbjes së UCK-ës, dhe në fakt e morën kur kjo u çarmatos e u shkri për qejf të Serbisë.Për këto “merita” në Shqipëri iu vu emri i I.Rugovës një bulevardi tejet të gjatë në Tiranë, një turp i rëndë.
  2. Serbia shfrytëzon përçarjet e vendimiet e Marrëveshjes së Rambujes, që ajo nuk i nënshkroi dhe pësoi zotimin e NATOS në luftë për çlirimin e Kosovës.Në Rambuje Drejtoria Politike e UCK-ës pranoi kompromisin e çuditshëm të shkrirjes së UCK-ës, të ndërprerjes së luftës dhe Kosova të mbetej koloni e plotë e Serbisë.Franca e Anglia mbështetën Serbinë në disa drejtime dhe jo luftën çlirimtare të Kosovës.Luftërat çlirimtare bëhen në emër e nga populli dhe nuk fitohen as humben me kompromise kurthesh, pasi fitorja e popullit nuk mund t’i hiqet asnjë lëvizje çlirimtare, sipas oreksit të kujdo qoftë.Kjo ishte një trysni e rëndë ndaj popullit Kosovar dhe kombit shqiptar të coptuar tragjikisht nga fuqqitë e mëdha.
  3. Serbia shfrytëzon ende vendimin e çarmatosjes e shkrirjes së UCK-ës pas çlirimit të Kosovës dhe dorëzimin e pushtetit ndërkombëtarëve të UNMIK-ut dhe të EULEX-it, që krijuan pushtetin rugovian me ”aleatë” të Millosheviçit para, gjatë e pas luftës.Pas Rugovës vijoi Isa Mustafa, që mori edhe drejtimin e LDK-ës, ish ministër në kohën e Millosheviçit dhe zyrtarë të tjerë si dhe kavie të mirënjohur të UDB-ës në të kaluarën e të rekrutuar rishtazi.
  4. Serbia shfrytëzon nisjen e gjyqeve të UNMIK-ut, (krijuar nga OKB) dhe ULEX-it (krijuar nga BE) kundër disa luftëtarëve të UCK-ës, ku pati edhe dënime të drejta, por më shumë u dënuan kosovarë se serbë apo etni të tjera që bënë genocidin etnik të shqiptarëve.

Në thelb këto gjyqe patën qëllimin e kobshëm për të nisur shuarjen e simbolit mit të UCK-ës si ushtri çlirimtare e popullit të Kosovës.Me këtë rast u shtuan akuzat e Serbisë e kavieve kosovare të saj se UCK-ja ishte “një shtrigë komuniste”, një “turmë e armatosur” e akuza të tjera duke furnizuar dosjet pa mbarim nga prokuroria serbe, e cila i kopsiti mirë në vite edhe për në Hagë tashmë.

6.Serbia shfrytëzon vendimet e shuarjen e luftë së UCK-ës në Luginën e Preshevës, që nuk e bashkuan me Kosovën dhe në Kumanovë në Maqedoni, duke i lënë ato vise shqiptare nën kolonizimin shekullor edhe nga ndërkombëtarët.Serbia vijon ende sot dëbimin e shqiptarëve atje nga trojet etnike, sipas traditës shovene serbomadhe, që nga shek.XIX.

7.Serbia shfrytëzon faktin se megjithse ishte agresore me ushtrin pushtuese dhe kapitulloi pa kushte,Serbisë nuk iu shkatërrua as ushtria si focë barbare e grabitqare as iu çarmatos ajo dhe nuk dorëzoi asnjë armatim të saj apo të dhuruar nga Rusia etj.dhe as u dënuan mercenarët e huaj që i shkuan në ndihmë Serbisë si rusë,grekë etj.

8.Serbia shfrytëzon kushtetutën e saj, ku Kosova quhet pjesë e saj, pasi Millosheviçi ia hoqi edhe autonominë titiste të 1974, duke u mbështetur në mitet serbe e platformat akademike mashtruese.

  1. Serbia shfrytëzon edhe dhënien e trojeve nga Kosova Malit të Zi në vitet e fundit, pasi Kosova u detyrua gjoja për t’i bërë favore të tjera nga ndërkombëtarët.Cudia e radhës kjo që trojet shqiptare dhurohen ende në shek.XXI si toka pa zot, po me bekimin e fuqive të mëdha.Po kështu Serbia shfrytëzon edhe shitjen e detit Jon nga S.Berisha e L.Basha në 2008, një rast i pa precedentë kur kufijt detarë aty janë vendosur gjysmë për gjysmë edhe nga ndërkombëtarët, por sërish edhe Edi Rama e hapi sërish këtë plagë dhe Serbia gëzohet që vajti puna në Hagë, ku ka miqtë për fitore ndaj shqiptarëve si komb.
  2. Serbia shfrytëzon qëndrimet e një pjese të ndëkombëtarëve dje e sot që këmbëngulnin në tërësinë e Jugosllavisë, në statutin e bashkësisë etnike shqiptare atje, në ridhënien e autnomisë, si u pohua në Konferencën e Hagës në 1991, në mbledhjen e Luksemburgut në 1992, Konferencën e Londrës 1992 dhe në vendimet e Gupit të Kontaktit në 1998, megjithse në Kosovë gjëmonte lufta kundër saj dhe pas shpalljes së pavarësisë ka këmbëngulje të tilla.

11.Serbia me nismën e saj nxiti Minishengenin e Ballkanit Perëndimor, ku hyri së pari E.Rama, pa u këshilluar as me Kosovën, por kësaj ia bënë peshqesh Trampi, Vuçiçi me marrëveshjen.Këto vende futen nën sundimin ekonomik serb,tashmë i pranishëm në to, që i jep mjfatë përparësi Serbisë sidomos edhe në qëndrimin ndaj Kosovës.

12.Serbia po shfrytëzon me shpejtësi marrëveshjen e 4 shtatorit në ShBA nën kryesinë e Trampit, i cili ndryshoi politikën ndaj Kosovës, me marrëveshjen e nënshkruar nga Vuçiç e Hoti, duke e futur Kosovën nën planin ekonomik të Serbisë e minishengenit ballkanas, çka i jep dorë Serbisë të kërkojë me ngulm mos njohjen e Kosovës si shtet i lirë.

13.Serbia shfrytëzon prej vitesh edhe përçarjen e shqiptarëve kudo në trojet etnike, po sidomos mos bashkëpunimin e mos bashkëveprimin mes Shqipërisë e Kosovës në interesin kombëtar.Në fakt janë bërë marrëveshje të ndryshme por zbatimi i tyre ecën si breshka. Krerët në të dy shtetet tona shajnë, akuzojnë dhe i vënë nofka njeri tjetrit në vend që të bisedojnë e të mirren vesh njerëzisht për hallet e shqiptarëve.Së fundi fjalimi i presidentes Vjosa Osmani në kuvendin e Shqipërisë fitoi kritika të ashpra nga Edi Rama, i cili me besnikët e vet nuk e dëgjoi direkt në kuvend, por në një takim me turinj varur.Kjo sjellje e palëve ëshë ogur për Serbët, të cilët nuk lënë gur pa lëvizur për thellimin e përçarjeve me kaviet në të dy anët e kufirit dhe më gjerë, pasi në fakt janë të pakta takimet e krerëve tanë me njeri tjetrin në të dy anët e kufirit.

14.Gjithë këto akuza, padrejtësi dhe qëndime dyfaqshe, qoftë nga Serbia etj.shtete sllave dhe padronët e miqtë e tyre apo qëndrime të padrejta nga OKB, BE e organizma të tjera synojnë edhe qëndrimin e njohur të fuqive të mësha kundër kombit shqiptar, që e coptuan tragjikisht si territor osman dhe ta asimilojnë farën shqiptare në shtetet ende nën kolonizim dhe me politikën e integrimit europian, duke mos mbrojtur liritë e të drejtat e shqiptarëve në shtetet fqinjë,por vetëm duke bërë thirrje dhe aq.As Greqisë nuk i bëjnë kritika për trajtimin e mos njohjen e gjuhës shqipe edhe arvanitëve, që luftuan e fituan pavarësinë e Greqisë dhe mos njohjen e Camërisë si etnikisht shqiptare.AS OKB as BE nuka ka ndrequr asnjë padrejtësi ndaj kombit shqiptar, të bëra që nga shek.XIX deri sot, me justifikimin e mos ndryshimit të kufijve vetëm për shqiptarët, pasi Cekia,Sllovakia e ish republikat jugosllave fituan pavarësitë.Trojeve shqiptare nën kolonizim u mbetet vetëm lufta për liri e pavarësi si e bëri UCK-ja.Lëvizje të tilla sot ka edhe në Skoci, Katalonjë, Kurdët etj.Por Ballkani mbetet ende fuçi baruti dhe kjo për arsyen e vetme të synimeve të Serbisë e Greqise etj. mbi trojet etnike historike natyrore shqiptare.Këto ngrirje ndaj kombit shqiptar në tërësi nga të huajt, shqiptarët nuk do t’i pranojnë dhe do të luftojnë për mbijetesën e bashkimin e tyre si deri më sot, në traditën e lavdinë e tij në botë.

Fatkeqësisht përçarja në mes shqiptarëve shfrytëzoher e nxitet në vite.Të huajt çuditen se si krerë shqiptarë flasin keq për njeri tjetrin e Atdheun dhe nuk njësojnë vendimet për përparimin e trojeve tona.Gjithashtu edhe demokracia e sotme nga kalimi në kapitalizëm nga socializmi vijon në kaos e anarki këto 30 vite, ku krimi i organizuar nga pushtetarët me klanet e oligarkët brenda vendeve e me lidhje jashtë tyre dhe gjyqësori i korruptuar thellësisht e rëndojnë edhe më shumë gjendjen,pra edhe shqiptarët nga trojet tona po mërgojnë prej vitesh sidomos rinia, intelektualët, mjekët infermierët e profesionistë të tjerë.Shkatërrimet e PD e tjerë në vitet ’90 e më vonë dhe ato nga lufta në Kosovë nuk po riparohen dhe zhvillimi është i ngadalt, duke mbetur nga vendet më të varfëra jo vetëm në rajon.Kjo gjendje i gëzon Serbinë e Greqinë,Malin e Zi e Maqedonin e Veriut etj. ku jetojnë shqiptarët se duke qënë të dobët e duke mërguar shqiptarët, këto shtete do të përballen me lehtësi me shqiptarët në sfidat e së ardhmes.

15.Mbrojtja e akuzave serbe për “Shtëpinë e verdhë” në Mat nga Dik Marti, si gur themeli në Shqipëri, synon edhe implikimin e Shqipërisë dhe të ushtrisë shqiptare, që gjatë luftës në Kosovë, mbronte kufinjtë veriorë nga ndonjë provokim serbomash ,sipas traditës shekullore serbe.Por kjo shpikje mafioze, si të tjera,ka vdekur me kohë.Shqipëria e luftëtarët shqiptarë me UCK-ën bën detyrën vëllazërore mbarëkombëtare, sipas traditës sonë të mbijetesës e luftës për liri e pavarësi.

Gjithë ky lëmsh politikash antishqiptare i dha mundësi Serbisë që të nis edhe një fushatë në fillim të nëndheshme, pastaj të hapur atë të dënimit të krimeve të UCK-ës kundër serbëve e pakicave të tjera, me shpikjen e “Shtëpisë së Verdhë” në Mat për shfrytëzimin e organeve njerëzore për tregëti, e “kopsitur” gjoja nga Dik Marti e prokurorja Del Ponte, miq të Serbisë.Kjo akuzë çoi në krijimin e Gjykatës Speciale në 2015,e cila u miratua symbyllas nga parlamenti kosovar, pa e analizuar me mënçuri e ndërgjegje, duke çuar veten si cjepi te kasapi komandantët e UCK-ës. Raundi i parë në Gjykatën e Hagës u fitua nga Haradinaj me shokë se nuk iu vërtetuan krimet ,sipas akuzave të marra nga kaviet e UDB-ës apo rivalë cmirëzinjë vendës.

Po kjo nuk ishte e mjaftueshme për agresorët serbomëdhenj.Kjo gjykatë u transferua në Hagë, ku drejtohet nga të huaj, pse jo edhe nga disa miq të Serbëve, si janë edhe në BE, të cilët merren me marrëdhëniet me Kosovën.Hapi i parë nisi me akuzat dhe dorëheqjen e Thaçit si president, pastaj me arrestimin e krerëve të tjerë të UCK-ës, që mbahen ne qelitë e Hagës.Thuhet se do të arrestohen mbi 100 vetë se gjoja paskanë siguruar dëshmitarë të padiskutueshëm e të besueshëm, sigurisht nga kaviet serbe e llumi kundër çlirimtares UCK-ë. Akuza bazë, sipas botimit të saj, e cilëson UCK- ën “ushtri kriminale” pa iu vërtetuar gjyqësisht me fake, por vetëm me synimet e paragjykimet diabolike serbomadhe.

Kur u shqyrtua kërkesa e Gjykatës Speciale dhe miratimi i saj, krerët e UCK-ës nuk i kuptuan dhe nuk i sqaruan synimet e saj dhe ranë në kurthin e paramenduar, edhe me mendimin kurth se po të mos e miratonin do gjykohej UCK-ja si terroriste e për krime kundër njerëzimit.Nuk përjashtohet se mendimi që del herë pas here në BE nga katolikë e ortodoksë synon dënimin e myslimanëve shqiptarë për gjoja krime ndaj ortodoksëve e katolikëve, romëve etj.në Kosovë.

Fushata për arrestimeve e komandatëve të UCK-ës nisi me zhurmë të gjatë kundër presidentit H.Thaçi, që të mos mirrte pjesë në marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 në ShBA në kohën e qeverisjes rugoviane të LDK-ës, e cila rrëzoi lehtë me një mocion qeverinë më atdhetare të Albin Kurtit,pastaj vijuan me bujë arrestimet e tjera, duke nisur me një herë faza e dytë e gjykimeve në gjyqin në Hagë.

Nëse Gjykata Speciale bën gjyqësi të drejtë me paanshmëri me siguri do ta rivendos realitetin çlirimtar të UCK-ës, do të pohojë hisstorinë çlirimtare të saj, si është vepruar me tërë luftrat çlirimtare për liri e pavarësi deri sot.Kjo gjykatë nuk duhet të jetë politike fanatike pro serbe, por me ndërgjegje juridike, sipas parimeve të drejtësisë së barabartë e shkencore.Ajo nuk duhet të shmang e shtrëmbërojë juridiksionin e saj,pasi ka përvojë në rrëzimin e krimeve të rremë dhe sigurisht duhet të rrëzojë paragjykimet mashtrues serbe etj.ndaj UCK-ës.Si mund të bëhet një ushtri popullore që luftoi për liri e pavarësi si “një ndërmarrje e përbashkët kriminale”, si një “ushtri e tërë kriminale”!? Vetëm armiqtë e shqiptarëve i honepsin këto akuza të poshtra katërcipërisht.UCK-ja përfshiu kosovaët e nga trojet e tjera etnike nën kolonizim, nga Shqipëria dhe nga diaspora shqiptare nëpër botë për të shpëtuar Kosovën nga hekurat serbomadhe.Kjo luftë nuk do shkurajojë por do nxis edhe lëvizjet e tjera për liri e bashkim kombëtar etnik.

Gjykata Speciale e Hagës për komandantët e UCK-ës është në kundërshtim me të drejtat e liritë e njeriut të shpallura botërisht e ndërkomtarisht me kohë dhe hapi plagë të reja në Kosovë. Atdhetarizmi i UCK-ës nuk është nacionalfolklorizëm si e quajnë shumë konservatorë e pushtues kombesh.Në fakt kjo gjykatë duhet të veprojë vetëm në Kosovë e drejtuar nga prokurorë e gjyqtarë kosovarë, të cilët të veprojnë me përgjegjësi për të ndarë shapin nga sheqeri: të dënohen krime të zbuluara e të vërtetuara nga palët dhe jo vetëm të vihen në shinjestër vetëm krimet e sajuara të UCK-ës dhe të mos jenë në shinjestër dhe në tavolinë krimet e pallogaritura serbe mbi popullsinë e Kosovës të paktën gjatën viteve ’90 të shëk.XX dhe ato të ndodhura pas çlirimit të Kosovës nga palët rivale hakmarrëse.Këto krime nuk duhet të jenë objekt i Gjykatës së Hagës se nuk përputhen me kriteret e drejtësisë së mirënjohur botërisht e shkencërish.UCK-ja lindi sapo nisi barbaria serbe kundër popullit të Kosovës, si ushtri thellësisht çlirimtare e dinjitoze sipas frymëzimit të komandantit Adem Jasharit, i cili u vra me tërë fisin e tij.Fitimtari nuk është fajtor se vrau armiqtë e betuar ndaj tij.Aq më tepër që këto krime kundër Kosovës janë kryer me planifikim të ndërgjegjshëm nga udhëheqja serbe dhe agjenturat e saj e të miqqve të huaj të Serbisë si masakra të qëllimshme të ushtrisë e paramilitarëve të Seerbisë.Raporti i të vrarëve në Kosovë kudo në luftime, veç civilëve të vrarë pa shkak si fëmijë deri pleq, femrave të përdhunuara dhe të fshehur në varre masive apo të dëbuarve nga vatrat etnike, është si nata me ditën, nuk ka asnjë krahasim me humbjet që pati Kosova vetëm në këtë luftë dhe jo ndaj tërë historisë së saj koloniale, që janë me qindra mijë viktima të pafajshme. Mitet e mashtrimet e armiqëve tanë nuk do të fitojnë.

Shpresojmë se sidoqoftë kjo manovër keqdashëse për Kosovën, Gjykata e Hagës do jetë në laetësinë e saj për të dhënë drejtësi.Komandantët e UCK-ës kanë pohuar e do pohojnë pafajësi në asnjë rast, se nuk ishin terroristë por çlirimtarë të Atdheut e popullit të vet dhe do të dalin faqe bardhë e me lavdi si u janë ngritur edhe këngët nga populli i vet,që krenohet me ta.Simboli i tyre i lirisë nuk mund të zhbëhet nga askush.Besojmë se edhe presidenti amerikan Biden do të ndryshojë profkat e Trampit e shakat pa kripë të përfaqësuesve të tij në Kosovë, Serbi e gjetkë, duke mbrojtur lirinë e Kosovës, si e ka bërë deri më sot, që nga koha e luftës për liri e pavarësi.

Në përfundim të kësaj gjykate politike kundër UCK-ës atdhetare çlirimtare do të gjykojmë se sa e çfarë drejtësie jep Gjykata e Hagës, megjithse do vijojë në vite.

Dr.Hasan B.Luçi (diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Tiranë më 1978 dhe Zbulues-Diplomat në Fakultetin D në Moskë më 1958)

Tirane, 2.2.2021

Burimi – Derguar nga Kolonel Dilaver Goxhai